Hoxha: Ministri Sveçla duhet të fillojë menjëherë me shkarkime
Ish-kryeshefi i IPK-së, Valdet Hoxha, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të fillojë t’i shkarkojë personat përgjegjës në lidhje me mosofrimin e sigurisë për gruan e cila u vra të mërkurën mbrëma në oborrin e QKUK-së. Tutje ai theksoi se viktimat e krimeve hasin në vështirësi të mëdha, sidomos kur nuk […]





Ish-kryeshefi i IPK-së, Valdet Hoxha, ka kërkuar nga ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, të fillojë t’i shkarkojë personat përgjegjës në lidhje me mosofrimin e sigurisë për gruan e cila u vra të mërkurën mbrëma në oborrin e QKUK-së.
Tutje ai theksoi se viktimat e krimeve hasin në vështirësi të mëdha, sidomos kur nuk kanë avokat për t’i mbrojtur.
“Viktimat e krimit, hasin në vështirësi sidomos kur janë pa avokat, prandaj përgjegjësia është shumë e madhe, po besoj që ministri i MPB-së të filloj me shkarkime, mandej varësisht nga gjetjet të merren masa”, ka thënë ai.
Hoxha u shpreh se përveç dorëheqjeve apo shkarkimeve ndaj atyre që kanë përgjegjësi direkte për këtë rast, do duhej edhe nga politika të ketë dorëheqje morale.
“Shpreh brengosejn që deri në këto momente nuk kemi asnjë dorëheqje morale. Nuk është rasti i parë por është rasti i disatë, kur kemi raste të vrasje grave nga burrat. Sot për çudi shohim që mekanzimat shtetëror po kërkojnë hetime mbledjke të informatve, por kur ishin deri më sot, ku është roli i shtetit? A do duhej që roli i shtetit të ishte preventiva? Apo vetëm të japin deklarata në rolin e OJQ-ve në mediat tona”, ka thënë ajo.
Hoxha ka këkruar rikonstruktim struktrual të Policisë së Kovoës, zyrat për mbrotjejne e viktimave si dhe qendrat për punë sociale, të cilat sipas tij nuk janë duke i kryer punët ashtu si duhet.
“Deri më tani nuk është marrë ndonjë inspektim. Nuk ka të bëjë vetëm policia, por edhe prokuorria gjykata, por edhe një hallkë që ka mungesë të theksume të profesionalizmit, që janë qendrat për punë sociale. Do duhej të merret riorganizim struktural, që nga policia, zyrtar për mbrojtjen e viktimave, qendrat për punë sociale, dhe të organizohen trajnime obligative për t’i trajnuar ata për implementimin e ligjeve”, ka thënë ai.
Ai u shpreh se në Kosovë nuk mungon korniza ligjore por vetëm zbatimi i saj.




















