Hoxha: Ndërkombëtarët t’ia tërheqin veshin Serbisë, sepse është palë destruktive, Kurti po e tepron me gatishmërinë e tij për të nënshkruar

Avokati Valdet Hoxha ka thënë se kjo temë kërkon një urgjencë që ka një bazë, e këtë e konfirmon edhe ekzistimi i draftit të statutit

Avokati, Valdet Hoxha, ka thënë se partnerët ndërkombëtarë duhet që t’ia tërheqin “veshin” Serbisë, për shkak se, sipas tij, është pala destruktive, ndërsa, siç thekson ai, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po e tepron me gatishmërinë e tij për të nënshkruar.

Në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe, Hoxha ka thënë se kjo temë kërkon një urgjencë që ka një bazë, e këtë e konfirmon edhe ekzistimi i draftit të statutit.

“Kjo temë kërkon një urgjencë që ka një bazë, e këtë e konfirmon edhe ekzistimi i draftit final të statutit, ka një urgjencë rreth kësaj teme që është çështje muajsh, sepse janë zgjedhjet në Serbi. Partnerët ndërkombëtarë do të duhej që këtë urgjencë që po e kërkojnë nga ne, do të duhej t’ia tërheqin veshin Serbisë, sepse ajo është pala destruktive. Kurti po e tepron me gatishmërinë e tij për të nënshkruar, ndërsa pala tjetër reziston dhe ka dalë hapur se nuk do të lejojë që Kosova të anëtarësohet në organizata ndërkombëtare”, tha ai.

Se a është ky draft i pranueshëm për Kosovën, Hoxha thekson se i njëjti është thikë me dy teha.

“Si statut i Asociacionit, si temë ndoshta nuk do të ishte i nevojshëm, sepse komunitetet tjera në vend i kanë të gjitha të drejtat, por tashmë është fakt i kryer. Ideja është që të kemi një Asociacion që në të ardhmen mos të shndërrohet në problem të zhvillimit dhe ekzistimit të vetë shtetit”.

“Statuti aktual që po e shohim, besoj që është i përafërt, është thikë me dy teha në aspektin juridik ka disa siguresa nëse e shohim nga përkufizimet ku përmendet në mënyrë të kristaltë Republika e Kosovës, Gjykata Kushtetuese, Presidenca, i jep një kristalizim ekzistimit të shtetit të Kosovës, por pastaj rreziqet janë brenda neneve të caktuara, sidomos te vegëza, amandamentimi i statutit pasi të konstituohen organet e Asociacionit”, shtoi ai.

Shija e redaktorit

”Lufta e UÇK-së ishte një pelegrinazh”- Ish-komandant “Remi”: Në UÇK...

Rrustem Mustafa, ish-komandanti i UÇK-së për Zonën Operative të Llapit, është pyetur për Albin Kurtin nëse është veteran i UÇK-së, pasi ai e ka...

Ali Ahmeti: Dëshmia e James Rubin çmontoi propagandën kundër UÇK-së

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti, ka reaguar pas dëshmisë së dhënë nga James Rubin në gjykimin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë...

“Me zemër e mendje jam atje Komandant!”: Edi Rama përkrah...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dalë me videopërkrahje të protestës kundër Gjykatës Speciale që po zhvillohet në Hagë, nga shqiptarë anekënd botës. Rama shkroi...

Të fundit nga rubrika