Hoxha: Ne jemi popull ahistorik, kemi glorifikuar e mitizuar
Analisti Dibran Hoxha ka thënë se populli i Kosovës është një popull ahistorik, ngase i njëjti ka glorifikuar dhe mitizuar historinë e tij, përkatësisht çështjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit për të diskutuar rreth ditës së tretë të gjykimeve në Hagë se gjeneratat e pasluftës janë rritur […]
Analisti Dibran Hoxha ka thënë se populli i Kosovës është një popull ahistorik, ngase i njëjti ka glorifikuar dhe mitizuar historinë e tij, përkatësisht çështjen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
I ftuar në “Debat Plus” të RTV Dukagjinit për të diskutuar rreth ditës së tretë të gjykimeve në Hagë se gjeneratat e pasluftës janë rritur me glorifikimin e UÇK-së.
“Edhe ne shqiptarët kemi problem me veten para se me pas me tjerët me neve. Si ka mundësi që neve përgjatë gjithë historisë po na bëhet e padrejtë, a e din pse? Se ne kemi raport asimetrik me veten dhe me të vërtetën, na nuk e shohim historinë siç duhet. Ne duam ta glorifikojmë, ta mitiozojmë, na jemi popull ahistorik. Prandaj na ndodhin padrejtësitë, gjithmonë kanë me na ndodh…”, ka deklaruar ai, gjersa ka theksuar se “asnjëherë historinë nuk e kemi marrë si trajtim kritik të gjykojmë dhe të dënojmë atë që ka ndodhur në të kaluarën. Pra, ju thash prej një personi që i ka pasur dy vjet në luftë, ne jemi rritur me mitin dhe me glorifikimin e UÇK-së, si një ushtri e strukturuar, e mirë organizuar që i ka bërë ballë Serbisë. Kjo e dyta është e vërtetë, i ka bërë ballë Serbisë. Por sikur t’i kishin me fillim që ka qenë një ushtri rebele, guerile edhe i ka bërë ballë Serbisë, kjo nuk do ta kishte zbehur lavdinë e UÇK-së, veç ka mjaftuar me thënë që ne nuk kishim qenë aq mirë të organizuar dhe në rregull është, lavdia mbetet aty”.
Nga ana tjetër, Hoxha thotë që pjesa që ish-krerët e UÇK-së, të cilët po gjykohen në Hagë, nuk kanë pasur rol aq të rëndësishëm, po thuhet edhe nga vetë mbrojtja.
“Nga mbrojtja po thuhet që këta nuk kanë pasur rol aq të rëndësishëm, këta nuk kanë mundur të kontrollojnë terrenin, shtabi i përgjithshëm nuk ka pasur aq peshë sa është preceptuar në të kalaurën, nuk ka ekzistuar hierarkie, komunikatat nuk janë shkruar dhe kur janë shkruar janë shkruar për efekte propagandistike. Pra, çka kemi shitur na për 20 vjet?”, ka deklaruar ai.
Ish-krerët e UÇK-së, Jakup Krasniqi, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi dhe Kadri Veseli po gjykohen në Hagë për krime lufte dhe për krime kundër njerëzimit, gjykim ky i filluar më 3 prill të këtij viti.
Të njëjtit janë deklaruar të pafajshëm kundër akuzave.















