Hoxha: Ne kemi pasur kritika për VLEN

Analisti, Dibran Hoxha ka shprehur kritika ndaj koalicionit VLEN, duke theksuar nevojën për një platformë të brendshme dhe përparimtare në vend të huazimit të figurave politike nga jashtë siç është rasti i Albin Kurtit.

Hoxha në emisionin “Debat Plus” ka vënë në dukje se qasja e VLEN-it në fushatën në Maqedoni është e “dëshpërueshme për shkak të përpjekjeve për maksimizimin e votave dhe përfitimeve të përkohshme nga pushteti”.

Sipas Hoxhës, VMRO po ndez zjarret e nacionalizmit dhe po përdor një retorikë anti-BDI për të tërhequr votat drejt VLEN-it, duke krijuar një situatë ku qytetarët nuk besojnë në ofertën politike të koalicionit. Ai ka shtuar se VLEN-i duhet të fokusohet në zhvillimin e një platforme që promovon përparimin dhe progresin, në vend që të mbështetet në votat klienteliste.

“Ne kemi pasur shumë kritika për VLEN-in, unë e kam përmendur që e mbështes nga ana e një fryme të re që mund të sillnin, edhe pse figurat ishin të vjetëruara por mund të bashkohen për qëllime përparimtare ta themi. Por më doli e kundërta sepse fryma duhet të kërkohet nga brenda dhe jo të huazohen figurat nga jashtë si ajo e Albin Kurtit”, tha Hoxha.

Hoxha ka paralajmëruar se kjo qasje mund të shkaktojë kriza shoqërore dhe ka bërë thirrje për një ndryshim në mënyrën se si VLEN-i po përpiqet të fitojë mbështetje.

“Për atë që po ndodh në diskursin e fushatës në Maqedoni më pengon fakti i maksimizimit të votave të tyre. Kjo qasje mundet të jetë për palët si një lloj përfitimi, kur ngushëllohen me karrocën e pushtetit. Rasti konkret mund të jetë se mund të shkaktojë kriza shoqërore për faktin që VMRO po i fryen zjarrit nacionalist duke iu kundërvënë BDI-së. Pra po përdor një retorikë anti BDI dhe pro VLEN-it, sepse nëse ti nuk ofron platformë dhe qytetarët nuk të besojnë. Nuk mundesh të keshë platëformë me vendosjen tënde nëpër pozicione të ndryshme të pushtetit, ata duhet të kenë platëformë përparimtare dhe progresite dhe jo ta aktraktojnë votën klienteliste. Diskursi i VMRO-së është që votat e BDI-së të shkojnë për VLEN-in e ata t’i marrin në qeveri”, tha Hoxha.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika