Hoxha: Nëse shkohet në zgjedhje me temën e dialogut, Kurti e mund opozitën edhe më keq

Analisti politik Ylli Hoxha, ka thënë se Albin Kurti do të merrte edhe më shumë vota se sa në zgjedhjet e fundit qendrore nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme e ku temë do ishte dialogu me Serbinë

Analisti politik, Ylli Hoxha, ka thënë se nëse ka zgjedhje të parakohshme ku temë qendrore është dialogu me Serbinë, atëherë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, do ta mundte opozitën me përqindje më të madhe sesa në zgjedhjet e kaluara.

Por, sipas tij, zgjedhjet në Kosovë duhet të mbahen në një frymë më normale dhe jo me qendër dialogun.

“Sa i përket zgjedhjeve, për fat të keq, hyrja në zgjedhje me temën e dialogut, veriut apo te temës me Serbinë, është tejet e favorshme për Albin Kurtin. Me zhduk nuk e zhduk, por e mund edhe më keq se herën e kalume. Për Kosovën është e rëndësishme që zgjedhjet të mbahen në fushëbetejë normale të qeverisjes, e jo mbi këtë temë. Shpresoj që të mos shkojmë në zgjedhje me temën e dialogut, sepse përnime cenohet… e shoh që Kosova ka nevojë për balancim politik”, ka thënë ai

Shija e redaktorit

Rama: Mirëmengjes me përulje e nderim për Afrim Bunjakun

“MIRËMËNGJES me përuljen me nderim për efektivin e Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili dha jetën në krye të detyrë”. Kështu ka shkruar kryeministri  Shqipërisë...

Tragjedia e 24 shtatorit, sulmi terrorist dhe vrasja e policit...

Këtë të hënë, më 25 shtator, u vendos të shpallet ditë zie shtetërore, derisa i gjithë vendi u trondit nga një sulm terrorist. Tragjedia vazhdoi...

Nora Gjakova, e artë në Grand Slamin e Bakusë

Xhudistja kosovare, Nora Gjakova, ka fituar medaljen e artë ne Grand Slamin e xhudos, që po mbahet në Baku të Azerbajxhanit Gjakova e mposhti gjeorgjianen...

Të fundit nga rubrika