Hoxha nga “Liria ka emër”: E vërteta e luftës së UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh

Marshi "Liria ka emër" do të nisë nga sheshi "Zahir Pajaziti" të dielën në drejtim të sheshit "Skënderbeu" me ç'rast do të ketë një adresim të personave me role të ndryshme në shoqëri. Marshi realizohet një ditë para fillimit të procesit gjyqësor të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Njëra ndër ideatoret e “Liria ka emër”, Eliza Hoxha, thotë se ftesa mbetet evidente akoma për të gjithë për t'iu bashkuar marshit të dielën

Është paralajmëruar tash e disa ditë që të dielën e dy prillit do të marshohet në nder të ish-krerëve të UÇK-së, një ditë para fillimit të gjykimit të tyre në Hagë.

Ky marsh gjeti përkrahje masive në Republikën e Kosovës e, njëherit, sipas Eliza Hoxhës, njëra ndër ideatoret e “Liria ka emër”, është edhe arsyeja e mbajtjes së një adresimi për media një ditë para realizimit të marshit. Ajo ka shprehur falënderimet e saj për të gjithë mbështetësit të cilët i listoi një e nga një.

“E ndiejmë obligim moral që t’i falënderojmë të gjithë pa dallim, të gjitha kategoritë e shoqërisë sonë, të cilat na kanë mbështetur fuqishëm për realizimin e këtij manifestimi, për të gjithë ata që janë solidarizuar me ish-krerët e UÇK-së, të cilët aktualisht po mbahen në Hagë”, ka deklaruar Hoxha, gjersa ka falënderuar organizatat e veteranëve, familjeve të dëshmorëve, indvalidëve të luftës, shoqatat e të burgosurve, të familjarëve të të pagjeturve, të të mbiejtuarave të dhunës seksuale gjatë luftës, partitë politike, deputetët…të gjitha bashkësitë fetare pa dallim, tifozërit sportive, forumet rinore, organizatat studentore e të tjerë.

Hoxha ka thënë se mbështetja e parezervë tregon nevojën e mbrojtjes së historisë.

“Kjo mbështetje e parezervë tregon peshën dhe nevojën për të dalur në mbrojtje të historisë sonë të lavdishme e cila sot është e rrezikuar nga iterpretimet e reja. Ne besojmë në drejtësinë…me shpresën se asnjëherë nuk do të instrumentalizohet nga politika”, ka deklaruar ajo, gjersa ka theksuar se “e vërteta e UÇK-së është e vërteta e secilit prej nesh”.

Marshi u mbështet edhe nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, e cila në postimin e saj përmendi vetëm ish-deputetin, Rexhep Selimin. Ndërkaq, nga Lidhja Demokratike e Kosovës nuk ka ende ndonjë reagim.

Hoxha thekson se ftesa ishte për të gjithë pa dallim, gjersa ka ftuar edhe një herë që të gjithë, pa dallim.

“Ne kemi bo ftesë çdo ditë besoj…ftesa ka qenë për të gjithë pa dallim dhe ne jemi të lumtur që të gjitha partitë politike, pothuajse të gjitha, janë bashkuar marshit për drejtësi dhe iu bëj ftesë edhe atyre që ende nuk janë lajmëruar ose kanë hezitimet e tyre që të na bashkohen dhe të jemi bashkë atë ditë për historinë tonë, për të vërtetën tone”, ka deklaruar ajo.

Prezent në fjalën për media ishte edhe njëri ndër ideatorët e platformës “Liria ka emër”, Ismail Tasholli. Ai tha se “këtë të vërtetë duhet ta ruajmë gjithmonë, sepse është e vërteta e çdonjërit, është e vërteta e Kosovës së djeshme, së sotme dhe e Kosovës së nesërme”.

3 prilli është data e fillimit të gjykimit ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Ish-krerët, ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarët Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, akuzohen për burgosje, torturë, vrasje dhe zhdukje me forcë të personave. Për të gjitha akuzat, ata janë deklaruar të pafajshëm.

Krimet dyshohet se janë kryer nga marsi i vitit 1998 deri në shtator 1999, në disa lokacione të Kosovës, por edhe në Kukës dhe Cahan të Shqipërisë.

Të hënën nis gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika