Hoxha: Pas 4 vjetëve të VV-së në Qeveri, ka shtrenjtim të rrymës, arsim të dobët e mirëqenie të ulët

Analisti politik, Dibran Hoxha, ka thënë se pas katër vjetësh qeverisje të Lëvizjes Vetëvendosje, ka arsim të dobët e mirëqenie në nivel të ulët.

Hoxha, në “Debat Plus”, u shpreh se Qeveria ka pasur mundësi edhe t’i rrisë pagat, por një gjë të tillë nuk e ka bërë.

“Pas 4 vjetëve kemi shtrenjtim të rrymës, arsim të dobët, mirëqenia është në nivel të ulët, nuk kemi rritje të pagave përveç 6.80 centë… po flitet që koeficienti do bëhet nga 110 në 135, prapë nuk mendoj që do ketë efekt elektroal, mendoj që kjo ka me prodhu efekt të kundërt. Qytetarët duhet me u revoltu që në mundësinë që kjo qeverisje e ka pas me rritë rroga… ka pas kapacitete dhe resurse me i rritë pagat, nëse e ka lënë në fund kjo nuk dallon nga asfallti i Thaçit”, tha ai.

 

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika