Hoxha: Pavarësisht sulmit në Banjskë, në sytë e ndërmjetësuesve s’ka ndërruar asgjë

Analisti Dibran Hoxha ka thënë se në sytë e ndërmjetësuesve të dialogut Kosovë-Serbi, nuk ka ndërruar asgjë, pavarësisht se çka ka ndodhur më 24 shtator në Banjskë

Analisti Dibran Hoxha

Analisti Dibran Hoxha ka thënë se pavarësisht sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit, në sytë e ndërmjetësuesve të dialogut Kosovë-Serbi, nuk ka ndërruar asgjë.

Kështu u shpreh ai në emisionin “Debat Plus”, në RTV Dukagjini, ku po diskutohet për planin e ri të dialogut dhe mesazhet e emisarëve.

“Pak e çuditshme qysh ky postim vjen pak ditë pas takimit me pesëshen evropiane. Kam frikë që këto lloj postimi të Kurtit po bëhen për konsum të brendshëm. Nëse vjen ky postim dy ditë pas vizitës së emisarëve dhe merr aq shumë pëlqyeshmëri në publik, ne duhet të pyesim se sa mbërrin këto të përçojnë dhe validohen në tryezën me takimet me emisarët. Në gjithë këtë dinamikën e ngjarjeve, përfshirë edhe Banjskën, nuk paska ndërruar asgjë në sytë e ndërmjetësve, sepse Lajçak tha pavarësisht Banjskën Asociacioni duhet të formohet”, tha ai.

Ndryshe, Kurti tha të hënën se sulmin, siç u shpreh ai, “paramilitar dhe terrorist”, ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit e kreu “Klani i Novi Sadit i udhëhequr nga ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviq”.

“Para dy dekadave në Serbi sundonte Klani i Zemunit, kurse tash vendin atij ia ka zënë Klani i Novi Sadit. Kriminelë në luftë, kriminelë në paqe; kriminelë në Serbi, kriminelë në Kosovë. Presidenti i shtetit, Aleksandar Vuçiq, porsi një capo-di-tutti-capi, ndodhet aty për të dëshmuar që ndonëse krimi e dikton shtetin, në fakt, është shteti që e dikton krimin”, shkroi Kurti në Facebook të hënën.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika