Hoxha për Asociacionin: Nuk bëhet fjalë për një OJQ, por për autonomi për serbët

Analisti Yll Hoxha ka thënë se në mënyrë të detyruar ndoshta Kosova do ta bëjë këtë autonomi për serbët por është gabimi i liderëve dhe ndërkombëtareve që  të krijohet një Republikë Srpska të Serbisë e cila është ende aleate e Rusisë





Analisti, Yll Hoxha ka folur për kërkesën e ndërkombëtarëve për formimin e Asociacionit të Komunave Serbe, ku ka thënë se Kosova ka krijuar komuna që nuk kanë pasur as tiparet edhe as nuk i kanë plotësuar kriteret për shkak të pakos së Ahtisaarit që t’iu plotësojë kërkesat serbëve lokal.

“Nuk bëhet fjalë për një organizatë jo qeveritare, por për autonomi për serbët”, ka deklaruar Hoxha.

Sipas tij, Kosovës po i kërkohet që të krijohet edhe shtresa e tretë e pushtetit pavarësisht që vendi ka dhënë shumë për komunitetin serb.

“Kosova ka deleguar përgjegjësi në maksimumin e mundshëm  për komunitetin serbë të Kosovës duk iu krijuar Komuna pa as një kriter siç është Ranilluga e cili më as një kusht në as një mënyrë nuk do të bëhej komunë, iu ka veshur përgjegjësi përtej nivelit komunal, ku kanë kompetenca të nivelit qendror edhe me marrëveshjet e Brukselit i kemi mbushur me kompetenca të tjera, në Gjyqësi në Polici, Doganë etj”, ka theksuar ai.

Më tej, Hoxha ka shtuar se në mënyrë të detyruar ndoshta Kosova do ta bëjë këtë autonomi për serbët por është gabimi i liderëve dhe ndërkombëtareve që  të krijohet një Republikë Srpska të Serbisë e cila është ende aleate e Rusisë.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika