Hoxha për deklaratat e Escobar: Ato që dëgjuam ishin të hidhura
Analisti Ylli Hoxha është shprehur se deklaratat e ashpëra të Gabriel Escobar janë lajme të hidhura e të padëshirueshme. “Vizita e ambasadorit Escobar ka qenë një prej vizitave të vështira në Republikën e Kosovës, një prej mesazheve të hidhura që kemi pranu dhe konsideroj që ka shku përtej një relacioni të FairPlayit mes nesh dhe […]
Analisti Ylli Hoxha është shprehur se deklaratat e ashpëra të Gabriel Escobar janë lajme të hidhura e të padëshirueshme.
“Vizita e ambasadorit Escobar ka qenë një prej vizitave të vështira në Republikën e Kosovës, një prej mesazheve të hidhura që kemi pranu dhe konsideroj që ka shku përtej një relacioni të FairPlayit mes nesh dhe qeverisë amerikane,” u shpreh Hoxha.
Hoxha u shpreh se nuk dëshiron të gjykojë asgjë, por ato që u thanë nga Escobar ishin të ashpra.
“Nuk jam ai që mund të gjykoj nëse tejkalimet kanë qenë shprehje e pikëpamjeve individuale apo objektive të vetë departmentit, por si të tilla ato që i ka thënë i ka thënë në formë të ashpër brutale dhe nëse e ka pas ndërmend të nxisë implementimin e marrëveshjes, unë mendoj se pas asaj vizite më shumë është duke u fol për zgjedhje si asnjëherë më parë.”
Sipas tij, këto mesazhe ndoshta “do të mirëpriteshin” nga të tjerë, por jo nga Escobar.
“Efektet që ndoshta i ka dëshiru besoj se nuk do t’i korrë për shkak të ashpërsisë së gjuhës, nuk e di nëse ka qenë gabim apo kalkulim lexim i tij ndryshe, por fakti që pas vendimit për Deçanin del edhe i kumton dy kushte tjera, ndonëse raportuesit përgjegjës në Këshillin e Evropës, ato nuk i qesin si parakushte për anëtarësim, por si objektiva të dëshirushme dhe jo si parakushte anëtarësimi.
Është hera e parë ndoshta që këtë mesazh kishim prit me ndëgju prej përfaqësuesit të Hungarisë, ku Kosova ka ndonjë kusht, pra nga një shtet që nuk është dashamirë që Kosova të ecë përpara.“
Hoxha e cilëson si lajm të hidhur deklaratën e Escobar.
“Këtë herë e dëgjuam nga Escobar vetë një lajm të hidhur të padëshirueshëm dhe nuk besoj që i ndihmon zhvendosjes apo shtendosjes së procesit, kjo më shumë e barrikadon palën kosovare, nëse qëllimi ka qenë me çbarrikadu Kosovën të ecë përpara, mendoj se kjo është mënyra e gabuar për ta bërë këtë gjë”















