Hoxha për deklaratën e Kurtit: Plan B mund të mos ketë, por sekuencim të planit A

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Valdet Hoxha, njëherësh avokat, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mund të mos ketë plan B për hapjen e urës së Ibrit, por sekuencim të planit A mund të ketë.

Në emisionin “FIVE”, Hoxha teksa ka komentuar deklaratën e Kurtit, i cili tha se “Nuk mund të kemi plan B nëse nuk respektohet plani A dhe nëse nuk ka vullnet të mirë dhe mirëbesim të palëve”, ka thënë se plani A mund të sekuencohet në A1, A2, A3 deri sa të ketë koordinim të plotë me partnerët ndërkombëtarë.

“Mund të mos ketë plan B sic tha Kurti, por planin A e sekuencon në A1, A2, A3 derisa të ketë koordinim të plotë me aleatët”, ka deklaruar Hoxha.

Ai thotë se këshillat e aleatëve janë që në këtë kohë të mos ketë hapje të urës së Ibrit, pasi siç po deklarojnë nuk është momenti i duhur.

Në anën tjetër edhe ish-ministri i mjedisit, Fatmir Matoshi, ka thënë se tema për hapjen e urës së Ibrit është bërë shumë e madhe.

Ai ka thënë se çdo veprim për këtë çështje duhet të merret në koordinim me organet e sigurisë e ndërkombëtarët.

“Është bërë temë më e madhe se që duhet, mundet të rrezikojë të na sjellë në një situatë tjetër. Cdo bisedë, diskutim, negociatë do duhej të bëhej me akterët e sigurisë, ata që janë përgjegjës për sigurinë e vendit tonë e ndërkombëtarët”, ka deklaruar Matoshi.

Azemi: Nuk ka politikë unifikuese shtetërore për urën e Ibrit

Po ashtu edhe ish-asamblisti në Kuvendin Komunal të Mitrovicës së Veriut, Emir Azemi, ka thënë se kjo temë flitet qe 25 vjet.

Sipas Azemit, nuk ka një politikë unifikuese shtetërore karshi temës për hapjen e urës së Ibrit.

“Tash e 25 vjet jemi duke dëgjuar fjali të kësaj natyre që nesër pasnesër do të hapet ura. Është interes fizik e politik e psikologjik për banorët, duke marrë parasysh rrethanat e krijuara politike. Nuk ka një politikë unifikuese shtetërore karshi kësaj teme. Kjo përallë po zgjat qe 25 vjet”, ka deklaruar Azemi.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika