Hoxha përgjatë vitit 2023 thotë se 46 mijë raste janë trajtuar nga policia dhe ka ulje të veprave penale
Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, ka dhënë detaje se sa raste ka trajtuar Policia e Kosovës përgjatë vitit 2023 në Kosovë. Hoxha ka prezantuar raportin preliminar të Policisë së Kosovës, i cili përmbledh 46 mijë raste të raportuara. Ai ka thënë se gjatë vitit ka pasur më pak kriminalitet. “46,050 raste, prej të […]
Drejtori i përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha, ka dhënë detaje se sa raste ka trajtuar Policia e Kosovës përgjatë vitit 2023 në Kosovë.
Hoxha ka prezantuar raportin preliminar të Policisë së Kosovës, i cili përmbledh 46 mijë raste të raportuara. Ai ka thënë se gjatë vitit ka pasur më pak kriminalitet.
“46,050 raste, prej të cilave: 26,384 vepra penale, dhe 19,666 kundërvajtje dhe raste të natyrave tjera; Krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022 vërehet: ngritje për 1,97% në raportimin e rasteve, si dhe rënie për-3,79% të veprave penale”, ka thënë Hoxhaj.
“Një fushë që i kemi dhënë rëndësi të madhe sivjet është hetimi i krimeve të luftës, duke e ditur që dëshmitarët mund të vdesin. Kemi munduar të shtojmë dinamikën e hetimeve në këto krime. Kemi 14 raste të ngritura. Janë arrestuar 12 të dyshuar, janë ngritur 22 kallëzime penale, 149 persona janë të dyshuar, si dhe 4 raste janë në hetim preliminar”, ka thënë Hoxha.
Hoxha ka përmendur edhe operacionet policore për hetimin e zbulimin e parave të falsifikuara, shpëlarje të parave dhe falsifikim të dokumenteve.















