Hoxha për marrëveshjen e targave: U dorëzuam ndaj Serbisë

Analisti, Dibran Hoxha, ka sqaruar se si Kosova i është nënshtruara Serbisë nëpërmjet një analogjie

Dibran Hoxha, ORCA





“Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti hoqi dorë nga afati i tij.. edhe u dorëzuam ndaj Serbisë sepse ne nuk po mundemi edhe as nuk po aspirojmë me kontrollua territorin tonë, ju lutem ju mos lëshoni targa. Edhe më rëndësishmja nuk po mundmi me hequr qafe Serbinë”, kështu ka vlerësuar analisti, Dibran Hoxha.

Analisti, Dibran Hoxha ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti,  është dorëzuar përballë një ilegaliteti siç janë targat e paligjshme “KM”. Më tej, Hoxha ka thënë se Kosova nuk mundet ta ushtrojë sovranitetin edhe e ka humbur dinjitetin e saj.

Sipas Hoxhës ai ka për qëllimi t’i argumentojë dy çështje siç është ,“dinjiteti dhe sovranitet i humbur e para edhe heqja dorë ose heqja qafe e  Serbisë  nuk do të ndodhë edhe për shumë kohë sepse mendova qenë përcaktimin e atyre afateve kjo është urgjenca edhe Qeverisë së Kosovës  edhe kryeministrit që mos ta bëjmë një barrë që është ngarkuar tash e sa vitet edhe nuk është duke na lënë as të zhvillohemi edhe jashtë po na shkakton problem”, ka  deklaruar Hoxha.

Hoxha ka treguar se cili është problemi i madhe i Kosovës pasi  për të Kosova nuk ka bërë as hapat fillestar, edhe “kemi hequr dorë edhe nga aspirata për ta ushtruar sovranitetin”.

Ndërkoha ai ka ngritur një analogji për mes të cilës ka dashur ta sqarojë situatën e krijuar në Kosovë pas marrëveshjes me Serbinë për targat e paligjshme “KM”.

“ Lë të supozojmë se kemi në kufi një shtete më përbërje edhe banda kriminale që prodhon lende narkotike 24 orë në shatë ditë të javës, edhe ato lendet narkotike hynë në Kosovë, tash ushtrimi i sovranitetit edhe ligjshmërisë brenda ishte dashtë që ne t’i ndalojmë ato edhe mos me lejua me hy në Kosovë apo operimin e tyre brenda Kosovës”, ka thënë Hoxha.

“Jo ne me bo një marrëveshje me grupet kriminale atje, me u thanë, ju lutem  mos prodhoni më lendet  narkotike sepse ne brenda vendi tonë s’po mundimi me kontrolluar”, ka sqaruar ai.

Sipas tij, Qeveria e Kosovës është dashur që nga fillimi të jepet deklaratë “ që ne e kuptojmë që është e vështirë kjo farë punë edhe procesi është i vështire edhe ne nuk duhet të heqim dorë nga aspirata për sovranitet edhe ne nuk duhet të dorëzohemi Serbisë që të mos prodhojë targa sepse ne nuk po mundmi me kontrollua”, ka theksuar Hoxha.

Kosova nuk po mundet me i mbajtur afatet për gjobitje “Kurti hoqi dorë nga afti i tij”, sipas Hoxhës.





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika