Hoxha për mos shkuarjen e Kurtit në Prokurori: Kryeministri duhet të jetë një burrështetas, të shkoj dhe të dëshmoj
Avokati Asdren Hoxha ka diskutuar në FIVE në RTV Dukagjini lidhur me ftesën e Prokurorisë Speciale dërguar kryeministrit Albin Kurti që të shkoj në prokurori dhe të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit. Ai ka thënë se është krejtësisht e panevojshme që “oferta” e Kurtit drejtuar prokurorisë që ata të shkojnë në zyrën e tij dhe […]
Avokati Asdren Hoxha ka diskutuar në FIVE në RTV Dukagjini lidhur me ftesën e Prokurorisë Speciale dërguar kryeministrit Albin Kurti që të shkoj në prokurori dhe të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit.
Ai ka thënë se është krejtësisht e panevojshme që “oferta” e Kurtit drejtuar prokurorisë që ata të shkojnë në zyrën e tij dhe ta intervistojnë.
Avokati Hoxha ka thënë se në vend po mbizotëron interesi personal, individual e politik përballë interesave të përgjithshme dhe të vendit.
Ai ka thënë se nuk e ka të qartë pse vjen deri tek një refuzim i tillë.
“Unë kam qef që kryeministrin me pa tamam si një burrë shtetasi sepse ata që përfaqësojnë shtetin janë burrështetas….me shku edhe në zyrën e PSRK-së dhe me dhanë një deklaratë të thjeshtë, pra mu përgjigj në të gjitha pyetjet që munden me i paraqit. Ajo do të ishte një qasje e dinjitetshme dhe me të do të mund të gjithë me u krenu”, ka thënë Hoxha.
“Këto lojëra të ping-pongut të cilat po vijnë si krejtësisht të panevojshme mua nuk më kënaqin, madje edhe më brengosin”, ka thënë ai.
Avokati Hoxha tutje ka thënë se edhe deklarata e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu është e habitshme pasi që “ajo është ministre e drejtësisë”, ka thënë ai në FIVE.
Gjithashtu avokati Hoxha ka thënë se nëse Kurti refuzon ti përgjigjet ftesës, ai edhe mund të burgoset.















