Hoxha për rastin Dehari: Nuk duhet t’i tolerohet të flasë as Abazit e as politikanëve, po bëhen protagonistë të një teme të dhimbshme
Të enjten e 16 shkurtit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi në lidhje me rastin e Astrit Deharit ka deklaruar se “ekzistojnë video-incizimet” ku shihet se “kush i ka zhdukur mostrat”. I njëjti kishte deklaruar se pamjet e kamerave në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) mund të dëshmojnë se çfarë ka ndodhur me zhdukjen e […]
Të enjten e 16 shkurtit, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi në lidhje me rastin e Astrit Deharit ka deklaruar se “ekzistojnë video-incizimet” ku shihet se “kush i ka zhdukur mostrat”. I njëjti kishte deklaruar se pamjet e kamerave në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) mund të dëshmojnë se çfarë ka ndodhur me zhdukjen e mostrave në rastin e aktivistit, Astrit Dehari.
Lidhur me këtë çështje, në “Debat Plus” të RTV Dukagjini, analisti Ylli Hoxha ka thënë se nuk duhen toleruar që politikanët të flasin për një çështje të tillë.
“Për rastin e Astrit Deharit mendoj se nuk duhet t’i tolerohet as Hakiut e as zëvendësministrit e as asnjërit prej politikanëve më me fol, as Tom Gashit e as kërkujt se janë duke u bërë protagonist mbi një temë edhe të dhimbshme, edhe problematike edhe të rëndë për këtë shoqni”, ka deklaruar ai.
Ai ka thënë se në mënyrë urgjente nevojitet një përgjigje nga Prokuroria dhe se operimi politik mbi një çështje si ajo e Deharit, nuk është i nevojshëm.
“Mendoj që sa më parë duhet Prokuroria, organet të cilat kanë kompetencë direkte në to, urgjentisht të japin përgjigje rreth kësaj situate. Operimi politik mbi këtë temnë menndoj që është edhe i paduhur edhe i dëmshëm dhe nuk i vyn gjë bash kërkujt”, ka deklaruar ai.
Hoxha përmendi edhe avokatin e familjes Dehari, Tomë Gashi.
Për një gjë pajtohen të dy e ajo është që rasti Dehari nuk duhet përdorur.
Më herët të martën, në “FIVE” të RTV Dukagjini, avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka thënë se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) nuk duhet të përdor rastin e Astrit Deharit.
I njëjti tha se Abazi duhet të tregojë konkretisht se çfarë incizimesh ka dhe jo të aludojë lidhur me çështjen.
Ndryshe, mostrat e Deharit u zhdukën në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar.
Ndërsa për këtë rast u pezulluan nga puna katër zyrtarë të IML-së.
Gashi ka deklaruar se prokurori Afrim Shefkiu nuk e ka lejuar që të marrë pjesë në intervestimin e deputetit Haki Abazi të martën, veprim të cilin Gashi e kishte pritur dhe kishte dorëzuar kërkesën me shkrim. Për të njëjtën, nuk kishte pranuar përgjigje.















