Hoxha: Po hyjmë në një fazë që s’po flasim për asociacionin siç ka qenë

Ylli Hoxha


Analisti Ylli Hoxha ka thënë se ajo ç’ka i lë përshtypje është ajo çka Kryeministri Albin Kurti flet për Asociacionin e komunave me shumicë serbe duke thënë se nuk e pranon një të atillë mbi baza etnike. Sipas tij, një deklaratë e tillë lë të nënkuptohet se mund të ketë një asociacion me baza të tjera.

I ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjini, Hoxha ka thënë se Kurti e ka të qartë se ndonëse është kundër, kërkesat e faktorit ndërkombëtar nuk zhbëhen.

“Besoj se Kurti e ka të qartë pse nuk e kanë implementuar dhe e kanë të qartë se fakti që ka qenë kundër këtij propozimi nuk e amneston gjatë të qenurit kryeministër, nuk i zhbën kërkesat e faktorit ndërkombëtar ndaj teje … Çka më lë përshtypje është baza mbi të cilën e akuzon asociacionin, është për t’u analizuar. Ai flet për një asociacion mbi baza etnike dhe me këtë nënkupton se mund të kemi asosciacion me baza të tjera”, ka deklaruar Hoxha.

Sipas Hoxhës, të dëgjuarit nga Kurti se do të ketë policë dhe gjykatës të rinj, shtyen serbët të tregojnë besnikërinë e tyre.

“Mendoj që kur dëgjoj nga Kurti se do kemi policë të rinj, gjykatës të rinj, i bjen serbët para një presioni për të treguar lojalitetin (besnikërinë) që kanë dhe nuk mendoj se është rrugë që sjell sukses. Zëvendësimi i 500 policëve është një përpjekje që do të ketë mossukses nëse nuk ka një konturë prapa saj”, ka deklaruar ai.

Krahas kësaj, sipas tij, komunikimi me ndërkombëtarët duhet të jetë më intenziv përgjatë ditëve në vazhdim.

Në një intervistë për DW, Kurti kishte deklaruar se nuk do të ketë një asociacion mbi baza etnike dhe se dialogu Kosovë-Serbi s’ecën përpara pa njohjen reciproke.

Kurti: Jo Asociacionit mbi baza etnike

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika