Analisti politik, Dibran Hoxha, ka thënë se intervista e fundit e presidentes Vjosa Osmani, ku e kritikoi Qeverinë e Kosovës, ka të bëjë me atë se ajo mendon që nuk do të zgjidhet më presidente.
Ai, në “Debat Plus”, tha se qarja mes saj dhe kryeministrit Albin Kurti ka filliuar më herët.
“Presidentja në kalkulimet e saja e ka pa që pas një viti e gjysmë ka gjasa që nuk do e vazhdojë mandatin, ka nis shumë vonë, nëse qëndrimet I ka pas prej fillimit për çështjet që I kanë pengu presidentes. Ka qenë një intervistë kur presidentja aludon, supozoj unë në kryeministrin Kurti, kur thotë ose unë e kam rujt Kosovën nga disa sanksione ose e kam shpëtu edhe prej futjes në listë të zezë. Prej aty ka fillu një krisje, tash po përbën qarje. Mandej ka ardhë me drafton e Asociacionit, dinarin e kështu me radhë”, tha ai.