Hoxha: Qeveria ka filluar të koordinohet me ndërkombëtarët për veriun

Ish – zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha ka thënë se Qeveria e Kosovës është duke u koordinuar me ndërkombëtarët për çështjen e veriut

Ish-zëvëndësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha

Ish – zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Valdet Hoxha ka deklaruar se dorëheqjet e policëve të rinj serbë janë të dirigjuara nga Serbia.

Ai në emisionin “Five” të RTV Dukagjinit, ka thënë se reagimi i ndërkombëtarëve të cilët shprehën shqetësime ndaj dorëheqjeve të policëve serbë, tregojnë se Qeveria e Kosovës është duke u koordinuar për veprimet e tyre në veri.

Sipas tij kjo situatë është në favor të Kosovës dhe duhet të shfrytëzohet nga ekzekutivi.

“Natyrisht që dorëheqja e policëve që janë rirekrutuar pas dorëheqjeve të dirigjuara nga Beogradi, është shqetësuese, kështu kanë thënë edhe partnerët ndërkombëtarë… Muaj më parë reagimet ndërkombëtare nuk kanë qenë kaq të drejtpërdrejta karshi presionit të Beogradit, kjo I bie që me lëvizjet e fundit Qeveria ka filluar me koordinimin me partnerët ndërkombëtarë… prandaj në këtë frymë reagimi ndërkombëtarë për presionin e Beogradit ndaj policëve të rinj është pozitiv, por natyrisht duhet të shfrytëzohet ky moment, për t’u koordinuar edhe më ngushtë veprimet të cilat priten të fillojnë në shtator”, tha ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika