Hoxha: Shkarkimi i rektorit të Universitetit të Prishtinës, është plotësisht i pabazë

Mbledhja e Këshillit të Drejtues të Universitetit Prishtinës, për anëtarin nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), Dibran Hoxha, është e paarsyeshme dhe e pabazë

Dibran Hoxha nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim

 





Dibran Hoxha nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim(ORCA), ka folur për iniciativën e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës(UP), i cili e ka thirrur një mbledhje urgjente për të vlerësuar punë e rektorit të UP-së.

Sipas tij, inicimi për shkarkimin e rektorit të Universitetit, është një nismë plotësisht e pabazë.

“Ne marrim përgjegjësi të deklarojmë se nuk ka as një vërejtje, asnjë parregullsi thelbësore për aq sa ne e kemi përcjellë punë e këtij menaxhmenti të UP-së që nga fillim”, ka deklaruar Hoxha.

Sipas tij, rënia e numrit të studentëve që është evidentuar nga Këshilli i UP-së, për Hoxhën është absurde.

“Asnjë një vërejtjeje për çështjet delikate si siç është avancimet akademike”, ka shtuar ai.

Sipas tij, këshilli drejtues i UP-së ka ardhur nga pazaret politike dhe çdo emërimi i tij, për Hoxhën, do të jetë lehtë i manovrueshëm.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika