Hoxha: Shqipëria po ndien rrezik në potencialin e kombëtarizimit të Kosovës

Analisti Dibran Hoxha vlerëson se potenciali që të kombëtarizohet Kosova është shumë i madh prandaj “kjo po i pengon të tjerët"

Analisti Dibran Hoxha

Analisti Dibran Hoxha ka deklaruar se Shqipëria po ndien rrezik nga krijimi i kombit kosovar.

Kështu është shprehur ai në emisionin “Debat Plus”, ku  po diskutohet lidhur me afrimin apo largimin e Shqipërisë dhe Kosovës nga njëra tjetra.

Hoxha vlerëson se potenciali që të kombëtarizohet Kosova është shumë i madh prandaj “kjo po i pengon të tjerët”.

“Ka etni të cilat nuk kanë mundur ta realizojnë kombin e tyre për shkak se nuk kanë shtet për shembull kurdët, në rastin e Kosovës nuk është ashtu. Prandaj mundësia që të kombëtarizohet kosovarizmi është e madhe dhe prandaj kjo në fërkim po i pengon të tjerëve sepse kanë nisur që edhe shqiptarët e Shqipërisë edhe ata të Kosovës kanë nisur ta ndiejnë një lloj identiteti dhe përkatësie kombëtare kosovarizmit për shkak të vlerave që përfaqëson. Shqipëria ndien rrezik në potencialin e kombëtarizimit të Kosovës”, ka thënë ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika