Hoxha: S’ka fituar futbolli, Anglia dha golin vendimtar pasi Holanda ia lejoi hapësirën
Asdren Hoxha ka theksuar se fitorja e Anglisë në gjysmëfinalen e kampionatit evropian nuk ishte vetëm rezultat i lojës së mirë të anglezëve, por edhe i hapësirës që Holanda u kishte lejuar taktikisht. “Nuk ka fituar futbolli, Anglia ka luajtur sot lojën më të mirë në kampionat për shkak se Holanda ia ka leju, i […]
Asdren Hoxha ka theksuar se fitorja e Anglisë në gjysmëfinalen e kampionatit evropian nuk ishte vetëm rezultat i lojës së mirë të anglezëve, por edhe i hapësirës që Holanda u kishte lejuar taktikisht.
“Nuk ka fituar futbolli, Anglia ka luajtur sot lojën më të mirë në kampionat për shkak se Holanda ia ka leju, i ka dhënë hapësirën me lu futboll. Këtë e ka bërë qëllimisht trajneri taktiksiht për me filluar diku prej minutës së 70-të. Bash atëherë kur priti Holanda të realizojë gol ishte e kundërta për atë futbolli është i padrejtë këto janë ligjet që kalkulimet nuk vie në shprehje,” ka thënë Hoxha.















