Hoxha: Strategjia e komunikimit të LVV-së po funksionon

Dibran Hoxha, ka deklaruar se videot e publikuara nga LVV-ja, janë duke pasur sukses në debatin publik

Dibran Hoxha, ORCA

Aktivisti i ORCA-s, Dibran Hoxha,  ka thënë se videot e publikuara nga Lëvizja Vetëvendosje janë propagandistike, dhe se po tentojnë që mospunën e tyre ta arsyetojnë në këtë mënyrë.

Por, sipas tij kjo mënyrë e komunikimit të LVV-së, është duke pasur sukses.

“Strategjia e komunikimit të LVV-së po duket se po funksionon, jo për efektet apo mospuna, po  për efektin propagandistik për me u përfol, dhe ne jemi duke e bërë vazhdimisht”, ka thënë ai.

“Nuk ka mundësi, që një parti politike që udhëheq me shtetin të dalë në fushatë elektorale, dhe tu thotë elektoratit, ne nuk kemi punu fort por a e keni pa çfarë kanë bërë para katër vjetëve”, ka vijuar Hoxha.

Hoxha, po ashtu ka folur edhe për punët e qeverive të kaluara, duke thënë se ka pasur keqpërdorime sidomos në ndërtimin e autostradave, ku sipas tij janë keqpërdorur miliona euro.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika