Hoxha: Sulmet në veri të motivuara dhe të orkestruara nga Qeveria e Serbisë
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në konferencën e fundvitit ka treguar për situatën e sigurisë në Kosovë. Ai ka vlerësuar se situata në jug të vendit ka qenë e qetë, përveç në veri të vendit, ku ka pasur dhe sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës. “Situata e sigurisë së Kosovës, në […]
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në konferencën e fundvitit ka treguar për situatën e sigurisë në Kosovë. Ai ka vlerësuar se situata në jug të vendit ka qenë e qetë, përveç në veri të vendit, ku ka pasur dhe sulme terroriste ndaj Policisë së Kosovës.
“Situata e sigurisë së Kosovës, në përgjithësi, përgjatë vitit 2023 ka qenë e qetë, përveç në veri të vendi, ku rendi dhe siguria ka qenë të brishtë nga sulmet e grupeve kriminale, terroriste në atë pjesë, të cilat kanë qenë të motivuara dhe orkestruara nga Qeveria e Serbisë”, ka thënë Hoxha.
Më tej, Hoxha ka numëruar se si ka qenë e brishtë situata e sigurisë në veri të Kosovës.
“Protesta të dhunshme dhe sulme nga grupe dhe struktura kriminale si dhe terroriste grupet që sulmuan Policinë e Kosovës, KFOR-in, gazetarët, qytetarët dhe pronën e tyre, pas vendosjes së 4 kryetarëve të zgjedhur në objektet komunale, sulmi më 26 maj 2023, sulmi më 29 maj 2023”, ka thënë Hoxha.
Rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës nga formacionet e policisë ushtarake të Serbisë, Hoxhaj e ka cilësuar si një ndër incidentet më të rënda pas sulmit terrorist në Banjskë.
“Sulmi terrorist në Banjska më 24 shtator 2023 nga grupi terrorist, sulme, kërcënime dhe djegie të makinave të qytetarëve në veri të vendit”, ka përfunduar ai.















