Hoxha takon Gjuriqin, Kosova dhe Lugina e Preshevës në qendër të diskutimit

Në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalias 2026, Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, zhvilloi një takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, ku në fokus ishte avancimi i marrëdhënieve dypalëshe përmes dialogut konstruktiv dhe bashkëpunimit konkret.

Sipas Hoxhës, bisedimet u përqendruan në forcimin e lidhjeve ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve, duke i vlerësuar ato si faktorë të rëndësishëm për zhvillimin e qëndrueshëm dhe stabilitetin rajonal.

Ai bëri të ditur se mirëpriti gatishmërinë e Serbisë për t’iu përgjigjur pozitivisht kërkesës së Shqipërisë për hapjen e një Konsullate të Përgjithshme në Bujanoc.

Ministri shqiptar shkruan në platformën sociale “X” nevojën për ruajtjen dhe forcimin e bashkëpunimit rajonal, duke e cilësuar atë si rrugën më të besueshme drejt një të ardhmeje të përbashkët, larg retorikave të panevojshme dhe joproduktive.

Hoxha nënvizoi se Shqipëria mbetet e përkushtuar ndaj një politike të jashtme të qartë dhe koherente, si dhe ndaj forcimit të kontakteve mes njerëzve, me synim kultivimin e një brezi të ri me vizion të qartë evropian.

Duke folur për Kosovën, ai tha se palët pranuan se kanë qëndrime thelbësisht të ndryshme lidhur me Republikën e Kosovës. Hoxha rikonfirmoi qëndrimin e palëkundur të Shqipërisë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, mbetet e vetmja rrugë e qëndrueshme drejt normalizimit të plotë të marrëdhënieve dhe njohjes reciproke.

Sipas tij, një proces i tillë është kontribut thelbësor për paqen e qëndrueshme dhe stabilitetin afatgjatë në rajon.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika