Hoxha thotë se një anëtare e KKTK-së është e punësuar në MKRS: Si ka mundësi kjo?

Deputetja nga radhët e PDK-së, Eliza Hoxha ka treguar se anëtarja e Këshillit Kombëtar për Trashëgimi Kulturore (KKTK), Ifeta Nikoqeviç, njëkohësisht është e punësuar edhe në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS)

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Eliza Hoxha, ka njoftuar se Ifeta Nikoqeviç është anëtare e Këshillit Kombëtar për Trashëgimi Kulturore (KKTK).

Hoxha ka bërë të ditur se e njëjta është e punësuar edhe në Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), si arkitekte në Departamentin e Trashëgimisë Kulturore.

Deputetja e PDK-së ka thënë se së bashku me të edhe motra e saj, Zineta Nikoqeviç, është e punësuar në QRKT në Prishtinë.

“Qysh ka mundësi kjo edhe me monitoru MKRS e me u pagu nga Kuvendi i Kosovës, e njëkohësisht me qenë vetë pjesë e departamentit që e monitoron. Si? Me mbikëqyrë veten?”, ka shkruar ajo.

Tutje, Hoxha është shprehur se ka kohë që KKTK më shumë “luan rolin e një OJQ-je që i rrinë në shërbim MKRS-së” sesa të ushtrojë mandatin e saj si mekanizmi më i lartë përgjegjës për trashëgimi kulturore në Kosovë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika