Hoxha viziton policët në veri, diskutojnë për sfidat dhe sigurinë e vendit

"Ndër të tjera, në takimet me zyrtarët policorë, drejtori i përgëzoi ata për punën e angazhimin në kryerje të detyrave duke ofruar siguri për të gjithë pa dallime etnike dhe sundim të rendit e ligjit", thuhet në njoftimin e policisë

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend HOXHA ka vizituar zyrtarët policorë në veri të vendit, përkatësisht njësitet policore të Policisë Kufitare dhe ata të Rendit Publik në Jarinje, Leposaviq, Bërnjak dhe në Banjskë.

Hoxha vizitoi dhe vuri kurorë me lule në vendin e rënies së heroit të Kosovës, Enver Zymberi.

Në takim Hoxha ishte i shoqëruar nga zëvendësdrejtori i përgjithshëm, Fehmi Hoti dhe Atasheu Kimberly Riffe, DOJ-ICITAP pranë Ambasadës Amerikane.

Image preview

Siç njofton policia, Hoxha ka biseduar me policët të cilët ishin në kryerje të detyrës në lidhje me gjendjen e përgjithshme, sfidat, vështirësitë dhe realizimin e detyrave dhe të aktiviteteve policore në atë pjesë të vendit.

“Drejtori HOXHA bisedoi me zyrtaret policor të cilët ishin në kryerje të detyrave, duke u interesuar për gjendjen e përgjithshme, sfidat, vështirësitë dhe realizimin e detyrave dhe aktiviteteve policore në atë pjesë të vendit”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Ndër të tjera, në takimin me policët, drejtori i përgëzoi ata për punën e angazhimin në kryerje të detyrave “duke ofruar siguri për të gjithë pa dallime etnike dhe sundim të rendit e ligjit”.

Image preview

Po ashtu, delegacioni nga Prishtina u prit edhe nga zëvendësdrejtori i Drejtorisë Rajonale Policore Mitrovicë Veri, Veton Elshani, i cili i njoftoi eprorët e PK-së rreth gjendjes së përgjithshme të sigurisë në veri të vendit.

Image preview

Më 24 shtator, ndodhi sulmi në Banjskë, ku grupe të armatosura serbësh sulmuan Policinë e Kosovës atje, duke vrarë rreshterin Afrim Bunjaku.

Në përleshjen e armatosur që pasoi, u vranë edhe tre sulmues serbë.

Serbia mohoi çdo përgjegjësi në lidhje me këtë sulm.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika