Hoxha: VV-ja erdhi me pritje të mëdha, zhgënjeu elektoratin, humbi vota

Analisti politik Ylli Hoxha ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje duhet të analizojë gabimet e saj gjatë qeverisjes, pasi performanca në disa dikastere nuk ka përmbushur pritjet e elektoratit – gjë që sipas tij, çoi në rënien e VV-së në 40.86 për qind nga 50 për qind që mori në zgjedhjet e 2021.

Hoxha ka theksuar se zhgënjimi i votuesve nuk lidhet vetëm me fushatën, por me veprimet dhe mosveprimet gjatë katër viteve në pushtet.

“VV më së pari, gabimi i parë duhet të analizohet prej qeverisjes. Sepse je ne qeveri katër vjet, dhe ti me veprime e mosveprime e hidhëron një pjesë të elektoratit.

VV ka ardh si forcë e transformimit të madh, me pritje të mëdha, me 50 për qind mbështetje. Dhe performanca në dikastere të shumta nuk ka qenë as për afër pritjeve që janë gjeneruar në vitin 2021. Dhe besoj që kjo është pjesë kryesore e gabimit, e problemit. Tash tjerat, mund të ia varim fushatës”, ka thënë Hoxha në Debat Plus.


Përmbledhje e shkurtër

Analisti politik Ylli Hoxha ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje duhet të analizojë gabimet e saj gjatë qeverisjes, pasi performanca në disa ministri nuk ka përmbushur pritjet e elektoratit. Ai theksoi se zhgënjimi i votuesve nuk lidhet vetëm me fushatën, por me veprimet dhe mosveprimet gjatë katër viteve në pushtet.

Shija e redaktorit

Kosova ndër shtetet themeluese të Bordit të Paqes, nënshkruan Osmani

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka nënshkruar në themelimin e Bordit të Paqes, iniciativë kjo e udhëhequr nga presidenti amerikan, Donald Trump. Osmani gjatë momentit...

Osmani ftohet nga Trump t’i bashkohet Bordit të Paqes

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka njoftuar se ka pranuar ftesën personale të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, për të...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovon në Gjilan lektyrat e reja për...

Nxënësit e klasave 1 deri në 5 të disa shkollave fillore në Gjilan kanë pasur mundësi që të njoftohen nga afër me lektyrat e...

Të fundit nga rubrika