Hoxhaj: Absurde se si shumica qeverisëse dhe parlamentare nuk duan ta mbështesin Policinë e Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas kundërshtimit të Lëvizjes Vetëvendosje në lidhje me propozimin e PDK-së për të futur në rend të ditës një rezolutë për fuqizimin e Policisë së Kosovës. Hoxhaj ka shprehur pakënaqësi për kundërshtimin e shumicës parlamentare dhe e ka cilësuar absurd ndalimin e propozimit të rezolutës

Enver Hoxhaj, PDK

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas kundërshtimit të Lëvizjes Vetëvendosje për të futur në rend të ditës Rezolutën e propozuar nga PDK-ja për fuqizimin e Policisë së Kosovës.

Hoxhaj në seancën e Kuvendit të Kosovës tha se ky veprim i shumicës parlamentare është absurd.

“Sot ishte absurde që të shohim që shumica qeverisëse, shumica parlamentare nuk do të bëjë asnjë veprim në mbështetje të Policisë së Kosovës sa i takon shtesës së rrezikshmërisë, por edhe pensionimit të parakohshëm të tyre”, ka thënë Hoxhaj.

Hoxhaj tha se kjo rezolutë nuk ishte asgjë tjetër, veçse unitet, të cilin po e kërkojnë qytetarët e Kosovës dhe çdo shqiptar.

“Kërkoj nga ju si shumicë parlamentare të vendosni në seancën e ardhshme në rend të ditës një rezolutë të tillë, e cila duhet ta reflektojë realitetin e ri të Republikës së Kosovës”, ka shtuar ai.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika