Hoxhaj: Ahtisaari ka qenë “gjigant” në raport me Borellin e Lajçakun

Ish-kryediplomati, Enver Hoxhaj ka theksuar rolin e rëndësishëm të Martti Ahtisaari në diplomacinë ndërkombëtare. Hoxhaj ka theksuar se Ahtisaari ka luajtur një rol kyç si ndërmjetësues ndërkombëtar në emër të bashkësisë ndërkombëtare për të vendosur kushtet e kapitullimit të Serbisë në vitin '99

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se Marti Ahtisaari duhet mbajtur në mend, pasi sipas tij, ai luajti një rol të rëndësishëm si ndërmjetësues ndërkombëtar, veçanërisht me rolin e SHBA-ve, BE-së dhe OKB-së, për të vendosur kushtet e kapitullimit të Serbisë.

“Në vitin ’99 ishte ai i i cili ishte ndërmjetës ndërkombëtar në emër të bashkësisë ndërkombëtare, në veçanti ShBA-ve dhe BE-së dhe të OKB-së për t’i vendosur kushtet e kapitullimit të Serbisë, për të përmbyllur intervenimin ushtarak të NATO-s mbi Serbinë dhe ajo që është në rezolutën 12/44 dhe ajo se çfarë është në marrëveshje të Kumanovës dhe ajo se çka ka pasuar si administrim ndërkombtar i Kosovës prej vitit 1999 deri në vitin 2007, pa dyshim që lidhet me një mandat që ka pasur Ahtisaari si diplomat”, ka thënë Hoxhaj, në emisionin “Rreth e Rrotull” të RTV Dukagjinit.

Hoxhaj u shpreh se Martti Ahtisaari ishte një personalitet i njohur në botën e diplomacisë, i njohur për angazhimin e tij në zgjidhjen e konflikteve të ndryshme ndërkombëtare, ndërsa “Borelli dhe Lajcaku janë seminartista të semestrit të parë në raport me të”.

“Ai ishte një gjeni i vërtetë i diplomacisë dhe ne kemi pasur fat që ka qenë i tillë. Falë mbështetjes amerikane dhe evropiane ka mundur të ofrojë dhe të drejtojë një proces i cili ka qenë historik për pavarsinë tonë dhe për atë është i pakrahasueshëm”, ka thënë Hoxhaj.

Tutje, ai ka theksuar se “nga viti 2005 deri në vitin 2007 ka qenë ai i cili e ka përgatitur dhe ka propozuar pavarsinë e Kosovës ndërkombtarisht dhe i ka hapur rrugë shpalljes së pavarsisë së Kosovës nga Kuvendi i Kosovës dhe mendoj që është pjesë e rrugës së popullit të Kosovës për liri dhe pavarësi, andaj si i tillë është pjesë e kësaj trashëgimie politike”.

Hoxhaj ka thënë se në botën e diplomacisë, disa emra dalin në dukje si të rrallë dhe të pamohueshëm, duke lënë gjurmë thellë në historinë e politikës ndërkombëtare dhe Martti Ahtisaari, sipas tij, ishte një prej tyre.

“Ai ka qenë gjigant në raport me Borellin e Lajcakun. Ai ka qenë një gjigant i diplomacisë, i cili ka pasur një përvojë të jashtëzakonshme, ka pasur njohuri të madhe dhe ka qenë prej diplomatëve më të shkathët që kam mundur të takoj dhe mund t’i njeh historia dhe për këtë arsye ai ka marrë edhe çmimin Nobel, meqë ka ndërmjetësuar nga Namibia që është bërë e pavarur në vitet e ’80-ta e deri te Kosova e pavarur në vitin 2008”, vijon ai.

Tutje, ai ka theksuar se një shprehje që ka qenë tipike e tij në procesin e ndërmjetësimit, por edhe në udhëheqje të ndonjë seance të negociatave ka qenë “se ai pretendonte që i ka sjellë palët në tavolinë dhe palët do të duhej të pajtoheshin për një zgjidhje politike”.

Ndër të tjera, ai ka thënë se Ahtisaari politikën “e ka parë jo si një sport individual apo ngjarje individuale, por si një punë ekipore dhe ai në ekipin e tij ka pasur njerëz të përgaditur”.

Ish-kryediplomati i Kosovës, Hoxhaj për Samitin e Berlinit i cili po mbahet në Tiranë tha se pret që Bashkimi Evropian të vendosë sanksione për Serbinë pas aktit terrorist qe ndodhi së fundi më 24 shtator në veri të Kosovës.

“Samiti është një arritje e madhe të politikës së jashtme të Shqipërisë, pasi është samiti i parë që mbahet në rajon. Unë mendoj që është një rezultat individual i Edi Ramës, i cili po bën një politkë të mençur”.

“Nësë Samiti i Berlinit nuk del me një përfundim që është koha e fundit që Serbisë t’i vendosin sanksione pas aktit të agresionit mbi Kosovën me 24 shtator, mendoj që do ta vërë në pikëpyetje edhe kredibilitetin e Bashkimit Evropian”, ka përfunudar Hoxhaj.

Ndryshe, presidenti Martti Ahtisaari ka vdekur sot në orën 06:40 në Helsinki në moshën 86-vjecare.

Martti Oiva Kalevi Ahtisaari shërbeu si president i Republikës së Finlandës në vitet 1994–2000. Ai ishte presidenti i dhjetë i Finlandës. Para Presidencës së tij, ai ka mbajtur disa poste të rëndësishme në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Finlandës dhe në Kombet e Bashkuara.

Pas presidencës së tij, Ahtisaari themeloi organizatën e respektuar të ndërmjetësimit të paqes CMI – Martti Ahtisaari Peace Foundation dhe punoi në negociatat ndërkombëtare të paqes dhe detyrat e ndërmjetësimit. Në shenjë mirënjohjeje për punën e tij afatgjatë për paqen, presidentit Ahtisaari iu dha Çmimi Nobel për Paqe në vitin 2008.

Njëherit, Ahtisaari ishte ndërmjetësuesi kryesor i Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika