Hoxhaj: E pakuptueshme dhe antidemokratike që drafti i Asociacionit mbahet fshehur nga publiku

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se ai e ka parë një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por ka theksuar se nuk dëshiron të komentojë pa e parë një draft zyrtar që del nga Qeveria e Republikës së Kosovës

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se është e pakuptueshme dhe antidemokratike që drafti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe po mbahet i fshehur dhe nuk po bëhet publik.

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës ka thënë se ai e ka parë një draft të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por ka theksuar se nuk dëshiron të komentojë pa e parë një draft zyrtar që del nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

“Unë e kam lexuar draftin. Por pa e parë një draft zyrtar që del nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe që thotë kryeministri Kurti ky është drafti që e kam pranuar, nuk ma merr mendja që do të duhej të komentoja tash”, ka deklaruar Hoxhaj, shkruan EO.

“Përtej asaj se çka është në përmbajtje, për mua është shumë me rëndësi zotimi qeveritar. Dhe është e pakuptueshme dhe antidemokratike që ky draft të mbetet më tutje i fshehur dhe të mos i tregohet opinionit publik për një temë e cila është shumë e rëndësishme”, ka shtuar ai.

Një draft i prezantuar së fundmi në opinion nga ish-kryeinspektori i AKI-së, Burim Ramadani, për të cilin Qeveria nuk është deklaruar nëse është ai që i është prezantuar Kurtit.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika