Hoxhaj: I ngjajmë një shtetit bunker të izoluar nga BE-ja

Nënkryetari i Kuvendit nga radhë e PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se pas vendimit të BE-së që Bosnja e Hercegovina ti hap negociatat për anëtarësim në BE, Kosova ka mbetur i vetmi vend në rajon i izoluar nga ky proces

Enver Hoxhaj, kundër vendimit të djeshëm të Këshillit Evropian

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të Këshillit Evropian për t’i hapur negociatat për anëtarësim me Bosnjën dhe Hercegovinën(BeH).

Sipas Hoxhajt, për Bosnje dhe Hercegovinën ky është një lajm i madh, por për Kosovën tregon se ka mbetur tërësisht jashtë procesit të zgjerimit evropian, madje, siç tha ia, sot më shumë i ngjanë një shteti bunker të izoluar nga BE-ja dhe nën sanksionet e saj.

Nënkryetari i Kuvendit nga radhë e PDK-së ka thënë tutje se pas vendimit të BE-së, Bosnja iu bashkua Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Serbisë në marrëdhënien e saj të re dhe në shpejtësi tjetër të anëtarësimit në BE.

“Ukraina që është në luftë dhe Gjeorgjia e Moldavia, kanë marrë statusin e kandidatit dhe Kosova jo, duke mbetur pas këtyre, ngjashëm me Bjellorusinë, të izoluar dhe madje të dënuar me sanksione, gjë që është dështimi më i madh i Kosovës në politikën e jashtme dhe në reforma të brendshme, të cilin as në ëndrrën më të keqe nuk kam mundur ta imagjinoj!”, ka shkruar gjithashtu Hoxhaj.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika