Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, përmes një postimi në ">Facebook, ka reaguar ndaj vendimit të djeshëm të Këshillit Evropian për t’i hapur negociatat për anëtarësim me Bosnjën dhe Hercegovinën(BeH).

Sipas Hoxhajt, për Bosnje dhe Hercegovinën ky është një lajm i madh, por për Kosovën tregon se ka mbetur tërësisht jashtë procesit të zgjerimit evropian, madje, siç tha ia, sot më shumë i ngjanë një shteti bunker të izoluar nga BE-ja dhe nën sanksionet e saj.

Nënkryetari i Kuvendit nga radhë e PDK-së ka thënë tutje se pas vendimit të BE-së, Bosnja iu bashkua Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi e Serbisë në marrëdhënien e saj të re dhe në shpejtësi tjetër të anëtarësimit në BE.

“Ukraina që është në luftë dhe Gjeorgjia e Moldavia, kanë marrë statusin e kandidatit dhe Kosova jo, duke mbetur pas këtyre, ngjashëm me Bjellorusinë, të izoluar dhe madje të dënuar me sanksione, gjë që është dështimi më i madh i Kosovës në politikën e jashtme dhe në reforma të brendshme, të cilin as në ëndrrën më të keqe nuk kam mundur ta imagjinoj!”, ka shkruar gjithashtu Hoxhaj.