Hoxhaj kërkon shtyrjen e konventës së PDK-së, refuzohet

Enver Hoxhaj, anëtar i kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, as nuk është i kënaqur me datën e caktuar për Konventën e partisë e as me faktin që Memli Krasniqi shprehi preferencë për kandidaturën e Bedri Hamzës për kryetar të partisë. Pakënaqësive të Hoxhajt i është përgjigjur Vlora ÇitakU

Njeriu që timonin e Partisë Demokratike të Kosovës e mori në vitin 2021, më 12 nëntor dha dorëheqje, duke e lënë të zbrazët karrigen e kryetarit për pak ditë.

Memli Krasniqi njoftoi se më 17 nëntor, të hënën që po vjen, do të mbahet Konventa e partisë e cila do ta sjellë emrin e ri që do të udhëheqë partinë më të madhe nga ish-blloku opozitar.

Me zhvillimet brenda PDK-së nuk është i kënaqur, Enver Hoxhaj, anëtari i kryesisë tash, e që për një kohë ka qenë kryetar në detyrë i partisë, e madje edhe kandidat për kryeministër.

Për Hoxhajn që zhvillimet brenda PDK-së i ka cilësuar të befasishme, ndryshimi i datës së konventës do të iu jepte kohë delegatëve dhe anëtarësisë që të njihet me kandidaturat dhe platformat e kandidatëve për kryetar.

… Për një vendimmarrje kaq të rëndësishme, kërkoj që procesi zgjedhor të shtyhet, në mënyrë që gara të hapet për të gjithë dhe baza të ketë kohën e duhur për të shprehur vullnetin e saj pa presion dhe pa imponime. Dorëheqja e kryetarit, e shoqëruar me preferenca për pasuesin, krijon përshtypjen e skemave të sajuara e të paragjykuara, të cilat nuk e çojnë partinë përpara. Unë jam qartësisht kundër çdo imponimi, kundër çdo tentative për të orientuar garën dhe kundër çdo formule që shpërfill bazën dhe delegatët.”- Enver Hoxhaj – Anëtar i Kryesisë së PDK-së

Pakënaqësisë së Hohxhajt i është kundërpërgjigjur Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku.

Për TV Dukagjini ajo e ka konfirmuar se data e mbajtjes së Konventës nuk do të ndryshojë, sepse thotë se u caktua në përputhje me statutin e partisë.

“… Ne e inkurajojmë dhe e mirëpresim garën e brendshme. Çdo anëtar apo anëtare që i plotëson kriteret e përcaktuara me Statut është i mirëseardhur të kandidojë. Gara do ta bënte Konventën edhe më madhështore.

Për secilin prej nesh, qofshim në garë ose jo, është thelbësore që në përfundim të këtij procesi të dalim të unifikuar, me vizion të qartë dhe me platformë të fortë për zgjedhjet e përgjithshme që na presin shumë shpejt….”-Vlora Çitaku – Nënkryetare e PDK-së.

Deri më tani, vetëm Bedri Hamza e ka shpallur kandidaturën për kryetar të PDK-së.

Shija e redaktorit

Distria Krasniqi ia siguron Kosovës medaljen e artë në Kroaci

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Grand Prixin që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Krasniqi ka vazhduar dominimin e plotë...

Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të nxënësit,...

Një epokë e re e të mësuarit ka nisur për nxënësit e klasave të para! Abetarja digjitale, versioni modern dhe interaktiv i librit të parë...

Panairi i Librit në Tiranë: “Dukagjini” me 50% zbritje, stenda...

Në Tiranë ndihet kudo aroma e librit! Panairi i 28-të i Librit në Pallatin e Kongreseve ka hapur dyert dhe, si çdo vit, Shtëpia...

Të fundit nga rubrika