Hoxhaj: Kosova e pati mundësinë të fitojë njohjen nga 5 vendet e BE-së, por e humbi shansin

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova e ka humbur shansin për të fituar njohjen e saj si shtet nga pesë vendet e BE-së

Ish-zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova deri të hënën e dy gushtit e ka pasur mundësinë që të fitojë njohjen e pesë vendeve anëtarë të Bashkimit Evropian që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e saj.

Por sipas tij, Kosova tashmë nuk e ka të njëjtën mundësi.

Kjo, sipas Hoxhajt, është dëshmuar nga qëndrimi i kryeministrit të Spanjës, Pedro Sanchez, i cili të hënën e një gushtit qëndroi për vizitë në Shqipëri.

“Deri dje, Kosova ka pasur mundësi të artë për të marrë njohjen e pesëshes mosnjohëse të BE-së, për shkak të rënies strategjike të Rusisë dhe izolimit të Serbisë. Qëndrimi i djeshëm në Tiranë, i kryeministrit të Spanjës dhe i ministrit të jashtëm grek në Vietnam, kundër njohjes së pavarësisë, e varrosën përfundimisht një momentum dhe shancë historike për një kohë të gjatë”.

Ai ka theksuar se argumenti “i rrejshëm i tyre”, kur GjND e ka vulosur ligjshmërinë e pavarësisë sonë, është “vetëm hipokrizi dhe është vetëm në shërbim të Rusisë dhe assesi të BE-së”.

“Koha para nesh është një kohë e vetmisë dhe papërgjegjësisë së Qeverisë Kurti”, shkroi Hoxhaj në Facebook.

Ndryshe, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka komentuar mbi tensionet që po ndodhin në veri të Kosovës, ku janë bllokuar nga serbët pikat e kalimit kufitar.

Rama gjatë një konferencë të përbashkët me homologun spanjoll Pedro Sanchez tha se përshkallëzimi i situatës është totalisht i paarsyeshëm, pasi Kosova ka të drejtë dhe detyrë që të zbatojë marrëveshjet e të ushtrojë sovranitetin e saj territorial, dhe se presidenti i Serbisë nuk duhet të ushqejë grupe të caktuara në veri.

“Kemi folur për Kosovën, dihet që Spanja ka një pozicion tradicionalisht të palëvizshëm për arsye që lidhen me vetë Spanjën, që nuk kanë të bëjnë me asnjë lloj diskriminimi me shqiptarët në Kosovë, por sidoqoftë kemi diskutuar, aq më tepër në kuadrin e një situate që ka pasur një përshkallëzim të paarsyeshëm pasi qeveria e Kosovës ka të drejtë dhe detyrë të zbatojë marrëveshjet duke ushtruar sovranitetin territorial, për një pavarësi në administrimin e shtetit”, kishte thënë Rama.

“Marrëveshjet e dakordësuara janë për t’u plotësuar. Ne e përshëndesim marrëveshjen për shtyrje të marrëveshjes, të cilën e ka mbështetur edhe Borrell. I bëj thirrje presidentit të Serbisë [Aleksandar Vuçiq] të mos ushqejnë grupe të caktuara në veriun e Kosovës që i kundërvihen zbatimit të një marrëveshje e vlefshme të zbatohet, për t’i dhënë më shumë besueshmëri zbatimit të marrëveshjeve”, kishte shtuar ai.

Ndërsa, kreu i qeverisë spanjolle rikujtoi se Spanja vazhdon të besojë se me shpalljen e pavarësisë së Kosovës, është shkelur e drejta ndërkombëtare.

“Ne mendojmë se është shkelur e drejta ndërkombëtare prandaj nuk mund të jemi në favor të këtij pranimi (të pavarësisë së Kosovës v.j) dhe këtë e themi me gjithë respektin që kemi për popullin shqiptar”, tha Sánchez.

“Pra ky është një opinion yni që nuk e ndajmë të njëjtë me qeverinë shqiptare”.

Megjithatë, ai tha se vendi i tij është pro integrimeve evropiane.

“Por kjo nuk do të thotë që në kuadër të integrimeve në BE, të mos jemi në përkrahje dhe nuk do të thotë që ne nuk e nxisim dialogun me Prishtinën për t’u afruar me BE-në”, u shpreh kryeministri i Spanjës.

Ky deklarim i tij erdhi pas pyetjes së gazetarëve drejtuar atij se kur do ta njohë Spanja pavarësinë e Kosovës.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika