Hoxhaj: Me qasjen që ka Kurti në dialog nuk pres kurrfarë marrëveshje Kosovë-Serbi

Deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, ka thënë se “me qasjen që ka Kurti në dialog nuk pres kurrfarë marrëveshje Kosovë-Serbi, as atë për njohje të ndërsjellë”

Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, njëherësh deputet i PDK-së, ka thënë se me qasjen që ka kryeministri, Albin Kurti, në dialogun Kososvë-Serbi nuk pret kurrfarë marrëveshje.

Hoxhaj tha se nuk prek as njohje reciproke, pasi Kurti sipas tij ka vetëm një diskurs agresiv retorik.

“Me qasjen që ka Kurti në dialog nuk pres kurrfarë marrëveshje Kosovë-Serbi, as atë për njohje të ndërsjellë. Ai ka vetëm një diskurs agresiv retorik, gjoja duke u treguar i fortë para partnerëve perëndimorë dhe duke thënë që Serbia nuk do marrëveshje. Kurti s’ka as politikë, as qëllim dhe nuk do të ketë asnjë rezultat”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj tha se ndërkombëtarët dëshirojnë që dialogu të hyjë në një fazë të re, që të krijohet një momentum për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, sipas tij kur dëgjon qëndrimet publike të Kurtit, shihet se ai nuk ka qartësi, as vendosmëri dhe as qëllime të qarta

“Vizita e përfaqësuesve të lartë të SHBA-së, BE-së, Gjermanisë, Francës dhe Italisë tregon se partnerët strategjikë të Kosovës duan që dialogu  të hyjë në një fazë të re, me një shpejtësi tjetër për të krijuar momentum për marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë! Por, kur dëgjon qëndrimet publike të Kurtit, shihet se ai nuk ka qartësi, as vendosmëri dhe as qëllime të qarta sa i takon rezultateve në dialog! Ai nuk ka bërë as zotim serioz dhe as përkushtim të mirëfilltë ndaj dialogut!  Kjo është politikë e blerjes së kohës dhe kjo është e dëmshme për Kosovën për arsye të matshme. SHBA, Franca, Gjermania, Italia sëbashku me BE-në kanë qenë grupi i shteteve vendimarrëse për Kosovën dhe lindja e Kosovës si shtet i pavarur nuk do të ndodhte pa përkrahjen e tyre. E, edhe e ardhmja euroatlantike e Kosovës varet direkt nga ta, sikurse anëtarësimi në organizata evropiane, nga Këshilli i Evropës, NATO-s, BE-së dhe më gjerë”.

Hoxhaj tha se marrëdhënia e Kosovës me Serbinë është e vështirë edhe shkak të një politik armiqësore që po ndjek Serbia.

“Marrëdhënia e Kosovës me Serbinë është e vështirë për shkak të historisë, por edhe për shkak të një politikeje armiqësore që po ndjek ende Serbia ndaj shtetit tonë! Mirëpo, vetëm në bashkëpunim me partnerët perëndimorë ne mund ta përmbyllim shtetësinë tonë me anëtarësim në OKB, ku, dialogu duhet t’i shërbejë Kosovës dhe jo Serbisë! Pse i duhet Kurtit besimi qytetarë, legjitim dhe pozita e kryeministrit nëse ai nuk ka guxim, vullnet dhe nuk bën asnjë veprim politik për të mbyllur tema të mëdha sikurse marrëveshja për njohje të ndërsjellë me Serbinë”, ka shtuar Hoxhaj.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika