Hoxhaj: Ndryshimet ekonomike – kosto e papërballueshme për qytetarët, të lejohet tërheqja e Trustit

Ish-zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, vlerëson se nëse qeveria nuk ka mundësi që të ndërmarrë masa për t’i mbështetur qytetarët e Kosovës, e vetmja mundësi që mbetet është qasja në Trust

Ish-zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj

Mundësia e tërheqjes së kursimeve pensionale nga Trusti, po konsiderohet si shans për të tejkaluar krizën aktuale ekonomike në Kosovë.

Ish-zëvendëskryeministri, Enver Hoxhaj, njëherësh deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se është jetike që qytetarët të kenë qasje në Trust dhe t’i përdorin mjetet e tyre.

Hoxhaj është i bindur se ndryshimet ekonomike në botë për shkak të pandemisë e luftës së Ukrainës, janë kosto e papërballueshme për kosovarët.

“Trusti është kursim individual dhe në çdo vend perëndimor, ai qytetar i cili kursen në mënyrë individuale ka të drejtë të ketë qasje që këto mjete t’i përdorë në një kohë të caktuar, për shkak të luftës në Ukrainë dhe për shkak të inflacionit dhe për shkak të ndryshimit të ekonomisë botërore, si pasojë e luftës së pandemisë, është jetike që qytetarët të kenë qasje në Trust”, ka thënë Hoxhaj për EO.

Hoxhaj vlerëson se nëse qeveria nuk ka mundësi që të ndërmarrë masa për t’i mbështetur qytetarët e Kosovës, e vetmja mundësi që mbetet është qasja në Trust.

“Unë kam qenë gjatë në qeveri dhe vazhdimisht ka rrethana të reja. Dhe natyrisht kur je në qeveri vendimet i merr në përputhje me ndryshimin e rrethanave. Qytetarët e Kosovës nuk mund ta përballojnë koston e jetës sot”.

“Unë kam qenë në disa vende evropiane dhe atje qeveritë ndërmarrin masa që të mbështesin qytetarët për shkak të rritjes së kostos të çmimeve në çdo fushë. Nëse Qeveria nuk ka mundësi që të marrë paketë për t’i mbështetur qytetarët e Kosovës e vetmja mundësi që mbetet është qasja në Trust”, ka shtuar Hoxhaj.

Të enjten e nëntë qershorit do të mbahet protesta e radhes, lidhur me mundësinë e tërheqjes së tridhjetë përqindëshit të kursimeve pensionale nga Trusti.

Pamje nga protesta

Kjo protestë do të zhvillohet në po të njëjtën ditë, kur në kuvendin e Kosovës do të mbahet seanca plenare për ndryshimin dhe plotësimin e projektligjit për Trustin.

Kjo është bërë e ditur në grupin “Pro Tërheqjes së 30% të Trust-it” në Facebook, i cili numëron mbi 27 mijë anëtarë të regjistruar.

“Të hënën e caktojmë datën e protestës dhe sipas të gjitha gjasave do të jetë dita e enjte, sepse atë ditë janë gjasat që të mbahet seanca për Projektligjin rreth tërheqjes deri 30 % të Trustit”, ka shkruar organizatori i protestës, Adnan Jashari.

Pjesë e kësaj proteste do të jenë një numër i sindikatave të ndryshme të punëtorëve.

Protestës për tërheqjen e mjeteve nga Trust-it do t’i bashkohet edhe sindikata e punëtorëve të KEK-ut, dhe punëtorët e Ujësjellësit Rajonal të Mitrovicës.

Ndryshe, më 26 maj, nën moton “Duam paret tona”, para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, qytetarët kanë protestuar pro projektligjit që lejon tërheqjen e kursimeve pensionale.

“Trusti është i joni, jo i qeverisë”, “Unë të votova ty, ti voto Trustin”, “Djersa jonë, kursimet tona”, “Mos na e cenoni mirëqenien”, “Populli po vuan shkaku i çmimeve”, “Zgjedhjet vijnë prapë, ti do të dënohesh”, ishin disa nga thirrjet e tyre drejt Qeverisë.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika