Hoxhaj: Nuk është e rrezikshme diplomacia e tavolinave sa ajo e terrenit
“Nuk është e rrezikshme diplomacia e tavolinave sa ajo e terrenit”. Kështu ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, në seancën e së mërkurës, në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet interpelancë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për çështjen “Masat urgjente të Qeverisë së Kosovës, në raport me situatën e […]





“Nuk është e rrezikshme diplomacia e tavolinave sa ajo e terrenit”.
Kështu ka deklaruar deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, në seancën e së mërkurës, në Kuvendin e Kosovës, ku po mbahet interpelancë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për çështjen “Masat urgjente të Qeverisë së Kosovës, në raport me situatën e krijuar në vend”, duke thënë se Qeveria Kurti 2 nuk ka politikë sesi të integrohet veriu në institucionet e Kosovës.
“Situata në veri është në vrimë të zezë. Aktualisht nuk ka institucione shtetërore e as proces politik për t’i krijuar ato”, ka deklaruar Hoxhaj.
Sipas Hoxhajt, situata në veri të vendit është në pikën më të ulët të politikës në Kosovë dhe të sigurisë në 20 vjetët e fundit.
“Kjo situatë është fillimi më i vështirë që ka pasur Kosova pas shpalljes së pavarësisë. Nuk është vetëm vakuum, është humnerë politike, ku komunat e Kosovës janë pa kryetarë, ku stacionet e policisë janë pa policë, gjykatat pa gjykatës, prokuroritë pa prokurorë, kjo është situata reale, më vjen keq ta them, por duhet ta them, jam duke folur për shtet, jo për llajka e populizëm, data e 5 nëntorit, është ora më e keqe e historisë moderne të Kosovës, çka kemi ndërtuar nga viti 2008 është shembur më 5 nëntor”, ka vijuar ai.
Hoxhaj ka ftuar që të kenë një seancë të mbyllur që të diskutojnë më tutje, sepse sipas tij, nuk ka nevojë të krijohet përshtypja që opozita po e sulmon pozitën për këtë situatë që është vendi.
“Do dëshiroja të kemi një seancë të mbyllur, mos të krijohet përshtypja se po sulmojmë pozitën, pasi ajo çka ka ndodhur më 5 nëntor është diçka e rëndësishme që duhet të tejkalohet”.
Ai ka ftuar kryeministrin Kurti që të dalë me një vizion dhe të jetë në koordinim me aleatët që të gjejë një zgjidhje për situatën e fundit në veri.




















