Hoxhaj për sulmet në Veri: Paqja po kërcënohet për shkak të shovenizmit serb

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka komentuar sulmin e ndodhur të shtunën me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj

Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në Facebook, Enver Hoxhaj ka kom komentuar sulmin i ndodhur të shtunën me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit.

Sipas tij këto sulme dhe kërcënimet e paqes në Ballkan, nuk janë rikthyer vetëm për shkak të luftës në Ukrainë, por janë edhe si pasojë e mospërmbylljës së plotë të konflikteve në rajon.

Hoxhaj tha se paqja po kërcënohet për shkak të shovenizmit serb dhe politikës hegjemoniste, ku këtë  e tregojnë sulmet që po ndodhin në veri të Kosvës ndaj zyrtarëve policorë, tensionet në Bosnjë dhe ballafaqimi i ri me Kishën serbe në Mal të Zi.

“Dilemat e sigurisë dhe kërcënimi i paqes në Ballkan, nuk janë rikthyer vetëm për shkak të luftës në Ukrainë, por janë pasojë e mospërmbylljes së plotë të konflikteve në rajon! Paqja po kërcënohet për shkak të shovenizmit serb dhe politikës hegjemoniste, sikurse tregojnë ngjarjet në veri të Kosovës, tensionet në Bosnje dhe ballafaqimi i ri me Kishën serbe në Mal të Zi”, ka shkruar Hoxhaj.

Hoxhaj tregon se si behet evitimi i konflikteve në Ballkan

“Përmbyllja e shtetësisë së Kosovës me anëtarësim në OKB, përshpejtimi i integrimit evropian të rajonit dhe anëtarësimi në NATO i Kosovës dhe Bosnjës janë gurthemele për evitimin e konfliktit në Ballkan”, ka shtuar Hoxhaj.

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj ka marr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare të Lidershipit në Tiranë me ftesë të Presidentit Alfred Moisiu.

Postimi i Enver Hoxhaj n/ Facebook

Shija e redaktorit

Hovenier: Shoqëritë janë më stabile nëse gratë janë ekonomikisht dhe...

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier derisa ka cituar një letër të presidentit amerikan, Joe Biden, ka thënë se...

Presidentja e Sllovenisë: Uroj që të jetojë derisa ta shoh...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur në takim Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila do të marrë pjesë në...

Maqedonia mbështet Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në kuadër të edicionit të dytë të Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, të hënën ka pritur në takim...

Të fundit nga rubrika