Hoxhaj: Putini e sheh Ukrainën me racizëm, njëjtë sikur e shihte UÇK-në

Ish- ministri i Punëve të jashtme, Enver Hoxhaj, ka deklaruar për ndikimin rus në Ballkan, dhe për presidentin rus, i cili fliste me racizëm për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, njëjtë sikur tash kur flet për Ukrainën dhe presidentin Zelenskyy

Enver Hoxhaj

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka thënë se te Putini shihet racizmi i njëjtë kur fliste për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), dhe shqiptarët e Kosovës, sikur tash kur flet për Ukrainën dhe presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskyy.

“Te Putini shihej racizmi i tij, kur fliste për UÇK-në, për kosovarët, është mënyra e njëjtë siç e sheh tash Ukrainën dhe presidentin Zelenskyy”, ka thënë Hoxhaj për RTV Dukagjinin.

Hoxhaj këtë deklaratë e ka dhënë në intervistë te emisioni “Radar” me Edita Dolin në RTV Dukagjini.

Ish- Ministri i Punëve të Jashtme, dhe deputeti i PDK-së, Enver Hoxhaj, po ashtu ka diskutuar rreth librit të tij të sapobotuar.

Promovimin e librit me të ri te tij e “Përplasja e Madhe” e ka bërë të hënën.

Në këtë libër Hoxhaj tregon për vizitën e Presidentit rus Vladimir Putin, në vitin 2001, kur atë kohë ai ishte kryeministër i Rusisë.

Enver Hoxhaj në emisionin “Radar me Edita Doli” në RTV Dukagjini.

Putini kishte vizituar Kosovën në vitin 2001 në kuadër të vizitës së tij në  kontingjentin rus, qe ishte pjesë e trupave të NATO-s.

Hoxha më tej shtoi se “serbët e Kosovës, i sheh sikur rusët në Ukrainë, vetëm si një element shahu për të ndërhyrë në Kosovë”.

Ai, gjithashtu, u shpreh edhe për ndikimin rus në Ballkan, dhe sipas tij kur ke një vend sikur Serbia është e lehtë të kesh ndikim.

“Mundesh të kesh ndikim, kur ke marrëdhënie ekonomike, kulturore, e politike siç janë serbët, pasi Serbia ka parti politike që bashkëpunojnë me partinë e Putinit” ka shtuar Hoxhaj.

Sipas tij, rusët kanë bërë përpjekje të ndërtojnë një bazë në Ballkan, dhe se bastioni kryesor i Rusisë është Serbia.

“Serbia ka partneritet strategjik me Serbinë, kisha ortodokse është platforma me e errët e ndikimit rus ne Ballkan” ka thënë mes të tjerash Hoxhaj.

Ndërkaq Hoxhaj ka thënë politika e Rusisë po bëhet me qëllim të pengimit të zgjerimit të NATO-s dhe BE-së në Ballkan.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika