Hoxhaj: Rusia e ka goditur Kosovën në rrafshin diplomatik

Ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj ka botuar librin me titull ''Përplasja e madhe'' në të cilin është shkruar rreth çështjes së Rusisë, agresionit rus në Ukrainë si dhe ndikimi i saj në Kosovë dhe në Ballkan duke thënë se Rusia e ka goditur Kosovën në rrafshin diplomatik përmes Serbisë, pasi që Serbia është bastioni kryesor i ndikimit rus në Ballkan

Enver Hoxhaj, ish ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës

Ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Enver Hoxhaj, në librin e tij të botuar së fundmi ”Përplasja e Madhe” ka shkruar lidhur me luftën e Rusisë në Ukrainë dhe ndikimi i agresionit rus në Kosovë dhe në Ballkan, ku është shprehur se Rusia e ka goditur Kosovën në rrafshin diplomatik përmes Serbisë, pasi që Serbia është bastioni kryesor i ndikimit rus në Ballkan.

Ai thotë se Rusia nuk ka ndikim brenda Kosovës e as në Shqipëri e tek shqiptarët e Ballkanit, ndërsa jashtë Kosovës nuk mbetet asnjë shtet tjetër që e ka goditur më shumë Kosovën sesa Rusia.

‘’Rusia ka zero ndikim brenda përbrenda Kosovës, ka zero ndikim në Shqipëri e gjithashtu edhe te shqiptarët në Ballkan. Se ne jemi një popull pro perëndimor, i cili ka një identitet dhe kulturë evropiane si dhe kemi drejtim politik pro amerikan dhe pro evropian dhe për këtë jemi të qartë, gjë që nuk vlen për serbët në Ballkan. Serbia është bastioni kryesor i ndikimit rus në Ballkan. Mirëpo jashtë Kosovës nuk ka shtet i cili e ka goditur më së shumti Kosovën sesa Rusia’’, ka thënë Hoxhaj i ftuar në emisionin ‘’Reader’’ me Drilona Shalën në RTV Dukagjini.

Enver Hoxhaj, ish ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës

Ai shton se nëse amerikanët dhe evropianët janë partnerë strategjikë të Kosovës, atëherë rusët janë kundërshtarë strategjikë të saj dhe pasojat janë të matshme.

Hoxhaj thotë se Kosova nuk është anëtar i OKB-së për shkak të ndikimit rus në të duke bllokuar kështu edhe anëtarësimin e Kosovës ne Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

‘’Ne e kemi shpallur pavarësinë e Kosovës në vitin 2008,por Kosova sot e kësaj dite nuk është shtet anëtar i OKB-së, pra, nuk e ka shtetësinë e saj të përmbyllur një njohje universale ndërkombëtare për shkak se Rusia me vetot e saj në Këshillin e Sigurimit e ka bllokuar anëtarësimin tonë dhe meqë na ka bllokuar në Këshillin e Sigurimit, ne kemi qenë të detyruar të marrim njohje individuale veq e veq për shtete’’, ka shtuar Hoxhaj.

Ish ministri ka thënë se për shkak të mos anëtarësimit të Kosovës në OKB, e ka bllokuar atë të jetë pjesë e shumë organizatave ndërkombëtare.

‘’Nëse ne ishim anëtarësuar në OKB nuk kishim pasur nevojë për të lobuar për njohje ndërkombëtare. Mandej mos anëtarësimi i Kosovës në OKB e ka bllokuar atë që të jetë pjesë e shumë agjensioneve tjera të OKB-së si UNESCO Interpoli institucione të tjeraa në Neë York dhe jashtë New Yorkut, Organizatës Botërore të Shëndetësisë si dhe shumë organizatave të tjera’’, ka theksuar ai.

Ndër të tjerash, ai ka thënë se mos anëtarësimi i Kosovës në OKB na ka penguar që ne të mos mundemi të zgjerojmë sovranitetin tonë përmes njohjeve apo edhe ta ushtrojmë sovranitetin tonë përmes anëtarësimit tonë në organizata, prandaj kemi qenë edhe të detyruar që të aplikojmë për anëtarësim në to, duke e ndjekur edhe këtu një rrugë shumë unike si politikë e jashtme e Kosovës.

‘’Goditja e parë është se Rusia e ka goditur Kosovën në rrafshin diplomatik meqë e ka pasur veton e Këshillit të Sigurimit dhe një fuqi diplomatike’’, ka theksuar Hoxhaj.

Enver Hoxhaj, ish ministër i Punëve të Jashtme të Kosovës

Ndërsa, sa i përket goditjes së dytë, Hoxhaj e konsideron luftën hibride, të cilën e shpjegon si një koncept ku përfshihet edhe roli i mediave dhe i lajmeve të rreme, goditje të cilën e ka quajtur goditje serioze e Rusisë ndaj Kosovës në 20 vjetët e fundit.

‘’Lufta Hibride është një koncept ku përfshihet edhe roli i mediave, i lajmeve të rreme, botimeve, i dezinformimit duke e krijuar një bindje që shqiptarët janë popull mesjetarë, muslimanë, radikalë, primitivë duke i përhapur të gjitha këto kudo rusët në Evropë dhe jashtë Evropës për Kosovën. E ka goditur Kosovën duke krijuar një imazh të rrejshëm për Kosovën në botë, se qka është realiteti në Kosovë dhe unë si ministër i jashtëm i Kosovës jam ballafaquar me propagandë ruse kudo në botë’’, ka thënë ai.

Enver Hoxhaj, ish ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës gjatë intervistës

Sa i përket çështjes se a ka ndonjë interes të drejtpërdrejtë që Rusia ta përdorë Kosovën, Hoxhaj ka thënë se Rusia nuk ka interes sikurse ne mund të mendojmë që të jem qendra e botës, por Rusia përdor Kosovën për ta goditur Kosovën, pra,  për të krijuar një hendek të thellë mes Kosovës dhe Perëndimit dhe mbi të gjitha e ka përdorur si analogji të rrejshme, duke krijuar njëfarë fabrike të gënjeshtrave të mashtrimeve për Kosovën dhe natyrisht që kjo ka pasur ndikim në raport me pozitën ndërkombëtare të Kosovës.

Enver Hoxhaj ka shërbyer si shef i diplomacisë kosovare për disa vite, më saktësisht edhe ministër i punëve të jashtme në periudhën e viteve 2011-2014 dhe pastaj 2016-2017, ku gjatë kësaj kohe ka qenë i angazhuar në marrëdhëniet diplomatike të Kosovës me vendet e jashtme për forcimin e marrëdhënieve me BE-në, SHBA-të dhe anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare.

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” shpërndan çmime për fëmijë në Panairin e...

Për katër ditë me radhë një pjesë e shesheve të Prishtinës u është dedikuar fëmijëve. Aty është organizuar Panairi i Librave për Fëmijë. Pjesë e këtij...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka shpërndarë çmime për fëmijë në Panairin...

Sot është dita e katërt e panairit të Librit për Fëmijë që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë. Shtëpia Botuese “<a href="http://<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/post.php?href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fdukagjinipublishing%2Fposts%2Fpfbid02YAeQHpvFm2GWcbnSERzYo68YXk5UGMDCBxQE9F8K3qgYvcNjMhYvGvXUUy73mL3Xl&show_text=true&width=500"...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” vjen me ofertë deri në 50 %...

Festivali dhe Panairi i Librit për Fëmijë po vjen me edicionin e dytë me radhë, andaj një festë e madhe po përgatitet për të...

Të fundit nga rubrika