Hoxhaj: Vendit i duhet një qeveri pa Albin Kurtin

Enver Hoxhaj, Ish Ministeri i Punëve të Jashtme të Kosovës, tan Nënkryetar i Kuvendit të Kosovës

Ish-ministri i Punëve të Jashtme, tashmë deputet i PDK-së, Enver Hoxhaj, mënyrën e votuar nga shtetet në OKB për pro apo kundër rezolutës kundër gjenocidit në Srebrenicë, e quan këmbanë alarmi.

“Mënyra se si shtetet në OKB kanë votuar për të mbështetur dhe kundërshtuar rezolutën kundër gjenocidit në Srebrenicë, është këmbanë alarmi edhe për Kosovën! Kjo tregon se ne jetojmë në një botë të zvogluar, ku historia po rishkruhet dhe ku kohës dhe hapësirës po u ndryshon kuptimi!”

Sipas tij, në një vend të përcaktuar vetëm nga interesat dhe kërcënimet që po i bëhen shtetit të Kosovës, këtij vendi nuk i duhet kryeministri Albin Kurti.

“Një botë e përcaktuar vetëm nga interesat, pa asnjë parim dhe vlerë! Me izolimin e plotë dhe me kërcënimet në rritje ndaj Kosovës, vendit i duhet një qeveri pa Albin Kurtin, me një plan të qartë dhe një veprim të guximshëm! Vetëm një qeveri properëndimore e ripozicionon shtetin tonë drejt, si në raportet me aleatët strategjikë, si përballë armiqve strategjikë të saj, Serbia e Rusia e shumë të tjerë në botë,” ka shkruar Hoxhaj.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika