Hoxhaj viziton Xhaferin në Shkup, thotë se mandati i tij si kryeministër është ngjarje kulminante

Deputeti nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka vizituar kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, dhe ka thënë se mandati i tij si kryeministër është ngjarje kulminante

Pamje nga vizita

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Enver Hoxhaj, ka vizituar sot kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi.

Hoxhaj ka thënë se mandati i tij në këtë pozitë është ngjarje kulminante e vetëdijes politike në Maqedoni të Veriut.

“Vizitë në Shkup, për ta uruar kryeministin Talat Xhaferi. Mandati i tij është ngjarje kulminante e vetëdijes politike në Maqedoni të Veriut dhe të ndërgjegjësisë kombëtare të shqiptarëve në Ballkan!”, ka shkruar Hoxhaj.

Talat Xhaferi është emëruar si kryeministër i Maqedonisë së Veriut më 28 janar, duke u bërë shqiptari i parë që e pranon këtë pozitë shtetërore.

Lexo më shumëHistorike, Talat Xhaferi zgjidhet kryeministri i parë shqiptar në Maqedoninë e Veriut

Me 65 vota pro dhe 3 kundër, deputetët votuan Qeverinë teknike e cila do të jetë në funksion 100 ditë.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së ndonëse ishin në sallë, ata ashtu edhe siç paralajmëruan, nuk votuan qeverinë teknike, derisa deputetët e opozitës shqiptare nuk ishin prezent në sallë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika