Hoxhaj: Vuçiq duhet të mbajë përgjegjësi për infiltrimin dhe sulmin terrorist në Kosovë
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas sulmeve terroristë ndaj Policisë së Kosovës në veri nga një grup paraushtarak, duke thënë se për këtë akt fajtori kryesor është presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi. “Aleksandar Vuçiq duhet të mbajë përgjegjësi për infiltrimin dhe sulmin terrorist në Kosovë”, ka deklaruar Hoxhaj gjersa kashtuar se […]
Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka reaguar pas sulmeve terroristë ndaj Policisë së Kosovës në veri nga një grup paraushtarak, duke thënë se për këtë akt fajtori kryesor është presidentit i Serbisë, Aleksandar Vuçiqi.
“Aleksandar Vuçiq duhet të mbajë përgjegjësi për infiltrimin dhe sulmin terrorist në Kosovë”, ka deklaruar Hoxhaj gjersa kashtuar se “Ideologjia ” Serbia e Madhe ” lulëzon nën regjimin e Vuçiqit”.
Sipas Hoxhës Kosova është një vend me vlera euroatlantike dhe do t’i rezistoi Vuçiqit.
“Kosova do të vazhdojë ta kundërshtojë atë, ashtu siç ka bërë me dekada, duke mbrojtur me vendosmëri vlerat euroatlantike të vendit tonë”, ka përfunduar ish-kryediplomati Hoxha në Twitter.















