Hoxha Mallzam Mazllami ka thënë se dhuna në islam nuk lejohet, sidomos në muajin e shenjtë të myslimanëve, në Ramazan.

“Në islam nuk mund të lejohet, sidomos në agjërim, i gjithë trupi duhet të jetë agjërueshëm. Nëse më pe pak para, asaj gazetares nuk ia dhashë dorën, nuk lejohet një gjë e tillë”, ka thënë ai.

I pyetur se çfarë mendon për sulmin fizik ndaj Valon Sylës, ai tha se nuk e njeh atë dhe nuk ka dëgjuar për rastin e tij.

Gazetari Syla u sulmua fizikisht mbrëmë nga tre persona, të cilët janë identifikuar nga Policia e Kosovës, por ende nuk janë arrestuar.

Motivet ende nuk dihen, por gazetari Syla pretendon se atë e kanë sulmuar “tre persona fanatikë fetarë”.