Hristijan Mickoski merr mandatin për formimin e Qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut

Presidentja e shtetit Gordana Siljanovska Davkova, sot i ndau mandatin për formimin e qeverisë së re, kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoskit.

Presidentja u shpreh se Mickoski ka mundësi serioze për të formuar qeverinë e ardhshme.

“Sipas Kushtetutës një nga detyrat e presidentit është dhe ndarja e mandatit për formimin e Qeverisë. Mandati i ndahet 10 ditë pas konstituimit të Kuvendit. Kreu i OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski ka mundësi serioze që të formoj qeveri, gjegjësisht të grumbulloj 61 vota për programin dhe përbërjen e qeverisë së re të cilën do ta prezantoj në afat prej 20 ditëve”, u shpreh Siljanovska-Davkova.

Ndërsa sipas kryetarit të OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, negociatat për qeverinë tashmë kanë përfunduar në pjesën e formimit të dikastereve qeveritare dhe në pjesën e eshalonit të tretë.

“Pres që ta dorëzoj përbërjen e anëtarëve të qeverisë së ardhshme e cila do të votohet para afatit të përcaktuar sipas ligjit dhe Kushtetutës”, tha Mickoski në Kuvend pas dorëzimit të amendamenteve të Ligjit për organizimin e punës së organeve të administratës shtetërore.

Mickoski ka afat 20 ditë në përmbylljen e negociatave me partitë tjera dhe formimin e Qeverisë së re.

Shija e redaktorit

RTV Dukagjini ju uron Vitin e Ri 2026!

Me rastin e ndërrimit të motmoteve dhe hyrjes në Vitin e Ri 2026, RTV Dukagjini u përcjell urimet më të përzemërta të gjithë qytetarëve...

Prishtina feston me muzikë e fishekzjarrë, qytetarët tregojnë pritjet për...

Festa për pritjen e vitit të ri në sheshet e kryeqytetit ka nisur nga ora 18 e do të vazhdojë deri në orët e...

Presidentja Osmani uron qytetarët për Vitin e Ri 2026: Kosova...

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka përcjellë urimin e saj për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e reflektimit për vitin...

Të fundit nga rubrika