Lajçak ‘befason” thotë se me Kurtin kanë rënë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Miroslav Lajçak, ka njoftuar nëpërmjet rrjetit të tij social se është në Kosovë, për të diskutuar për hapat e ardhshëm në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Lajçak, ka theksuar se me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin dhe zëvendëskryeministrin, Besnik Bislimin, se ata janë dakorduar që të gjitha marrëveshjet e arritura në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të zbatohen.

“Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”, ka theksuar ndërmjetësuesi për zgjidhjen finale në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Kthehem sot në Kosovë për të vazhduar diskutimet e mia të sinqerta, të hapura dhe intensive me Kryeministrin @albinkurti dhe ZKM @BislimiBesnik për hapat e ardhshëm dhe rrugën përpara për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë. Ne gjithashtu ramë dakord që të gjitha marrëveshjet e kaluara të dialogut duhet të zbatohen plotësisht”, postimi i plotë i emisarit të BE-së.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika