Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, nga gjithsej 806 testime.

Përmes një postimi në Facebook, ">Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, përgjatë 24 orëve të fundit.

Këto të dhëna kanë treguar se të shëruar janë 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.514. Gjatë këtyre 24 orëve nuk është shënuar asnjë i vdekur.

Në total numri i rasteve aktive është 431.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 64 doza të vaksinës kundër COVID-19.