Hulumtimi i GAP-it: Mbi gjysmë milionë kosovarë jetojnë në Gjermani

Mbi gjysmë milionë kosovarë jetojnë në Gjermani, sipas hulumtimit të bërë nga Instituti GAP

Të ftuarit nga Instituti GAP, Anisa Zogaj dhe Agron Demi

Mbi gjysmë milionë kosovarë jetojnë në Gjermani, që kanë sfond migrimi.

Këtë e ka bërë të ditur Anisa Zogaj, autore e hulumtimit të Institutit GAP, tek emisioni “Rreth e Rrotull”.

“Në Gjermani saktësisht jetojnë 540 mijë kosovarë ose persona që kanë sfond migrimi”, ka thënë Zogaj.

Sipas Zogajt, “sfond migrimi përfshihet persona që kanë lindur në Kosovë pro edhe persona që kanë lindur në Gjermani, por nga prindërit të cilët kanë lindur në Kosovë. Mjafton që njëri prej prindërve ka lindur në Kosovë, që fëmija të konsiderohet që ka sfond migrimi nga Kosova”.

Gjetjet kryesore të Institutit GAP:

“Prej 542 mijë kosovarëve që kanë migruar në Gjermani, 330 mijë kanë lindur në Kosovë dhe më pas kanë migruar në Gjermani”.

Agjensia e Statistikave e Gjermanisë ka të dhëna për edukimin e përgjithshëm të tyre, për kualifikimin e tyre, për mënyrën e jetesës, për sektorët ku ata punojnë, për gjuhët që ata flasin dhe të gjitha këto të dhëna janë në grafikën e Institutit GAP.

Paraqitja e të dhënave nga Hulumtimi i Institutit GAP

“Nga 542 mijë persona me sfond migrimi nga Kosova, 330 mijë prej tyre kanë lindur në Kosovë. Që nga viti 2010, ky numër është rritur nga 189 mijë në 330 mijë. Rritja më e lartë vërehet nga viti 2021 deri në vitin 2022, me 44 mijë (15%) persona më shumë. Sipas ndarjes gjinore, të dhënat tregojnë se nga 330 mijë persona, 177 mijë (54%) janë burra ndërsa 153 mijë (46%) janë gra”.

“Të dhënat e vitit 2022 tregojnë se nga, gjithsej, 330 mijë persona të lindur në Kosovë, mosha mesatare në kohën kur ata emigruan në Gjermani ishte 22 vjeç”, thuhet në hulumtimin e Institutit GAP.

Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë

Nga të dhënat e siguruara nga Zyra Federale e Statistikave të Gjermanisë, Instituti GAP ka njoftuar se 160 mijë burra posedojnë diplomë të shkollës së mesme, krahasuar me 121 mijë gra të cilat posedojnë numra të tillë.

Statistikat e përgjithshme nga Hulumtimi i Institutit GAP

“Numri i burrave të cilët posedojnë kualifikme profesionale 67 mijë në krahasim me gra që posedojnë kualifikime të tilla 46 mijë”.

Diaspora kosovare në Gjermani sipas kualifikimeve profesionale, tabelë

 

Diaspora kosovare në Gjermani me kualifikime profesionale

Tutje, bëhet e ditur se 95% e kosovarëve në Gjermani janë të punësuar dhe vetëm 5% janë të papunësuar.

Statistika e të puësuarve në Gjermani

Arsyet kryesore të migrimit të kosovarëve në Gjermani, janë: për punësim, pastaj për bashkim familjar, krijim të familjes dhe arsye të tjera.

Ndryshe, Agron Demi, nga Instituti GAP ka sqaruar arsyet kryesore të këtij hulumtimi, e që, sipas tij, shteti i Kosovës ka shpenzuar disa miliona euro për të regjistruar diasporën.

“Ministria e Diasporës së bashku me UNDP kanë shpenzuar disa miliona euro për të regjistruar diasporën. Çdo vit hyjnë mbi një miliardë euro remitanca nga diaspora. Rreth 350 milionë hyjnë mesatarisht kur ata vijnë e që rrinë në hotele, apartamente, restourante, kur del në Qendra Tregtare kur shitësit janë të kënaqur me punën që rritet, e që është input i madh i ekonomisë së vendit.”

“Hulumtimi nga UNDP dhe Ministria e Diasporës kanë arritur të regjistrojnë 350 mijë njerëz që jetojnë në diasporë, atëherë janë dokur që janë shifër e madhe, por, në fakt, është një shifër shumë e vogël. Nëse veç në Gjermani na dalin rreth 542 mijë kosovarë ose me origjinë nga Kosova, kjo tregon që diaspora e Kosovës mund të sillet mbi 1 milion. Raportet e Bankës Botërore janë diku 800 mijë kosovarë që jetojnë në vende të ndryshme të diasporës” ka theksuar Demi.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika