Humb jetën një 34-vjeçar pasi goditet nga vetura

Një 34-vjeçar ka humbur jetën pasi është goditur nga vetura në fshatin Hajvali. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK, ndërsa ngasësit të automjetit me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë

Ilustrim





Policia e Kosovës ka njoftuar se në orët e mbrëmjes të së mërkurës një 34-vjeçar ka humbur jetën, pasi është goditur nga një veturë në rrugën Prishtinë-Gjilan, përkatësisht në fshatin Hajvali.

“Si pasojë e aksidentit, lëndime të rënda trupore ka pësuar një person (këmbësor), i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK.

Sipas njoftimit, viktima është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore,
ndërsa personi i dyshuar (ngasësit të automjetit) me vendim të prokurorit i është shqiptuar masa e ndalimit për 48 orë.





Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika