Humb jetën një motoçiklist në një aksident me kamion në Istog

Një motoçiklist ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti trafiku që ka ndodhur sot, rreth orës 12:15, në fshatin Veriq të Istogut.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një motoçikletë, ndërsa ekipet kompetente kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes.

“Ju informojmë se me datën 27 korrik 2026, rreth orës 12:15, Policia është informuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Veriq-Istog”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas policisë, në vendngjarje kanë intervenuar njësitet e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor dhe ekipi i autoambulancës, i cili ka konstatuar vdekjen e motoçiklistit.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet kompetente të Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor, gjithashtu edhe autoambulanca, të cilët e kanë konstatuar vdekjen e motoçiklistit”, njofton Policia.

Autoritetet kanë bërë të ditur se në këtë aksident ishin të përfshira një kamion dhe një motoçikletë.

Me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

“Me urdhër të prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion, ndërsa rasti është duke u hetuar nga hetuesit e Njësitit Rajonal të Komunikacionit Rrugor DRP-Pejë”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Policia po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat që çuan në këtë aksident me pasojë vdekjen e motoçiklistit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika